Zëvendës kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, z. Blerim Hyseni, mori pjesë në ngjarje në organizim të SIGMA, me titull “Sfidat në reformën e administratës publike”.

Në bgjarje, para të pranishmive mbajti fjalim edhe ministri për shoqëri informatike dhe administrim, Damjan Mançevski, ministri i financave, Dragan Tevdovski, si dhe përfaqësuesi i drejtorisë për politikë fqinjësore dhe marrëveshje për zgjerimin e Komisionit evropian, David Kulen.

Në diskutimin panel me temë: Fokusi i kapacitetit të administratës, në pjesën: Përgjegjësi – qasje në informacione me karakter publik, sdi panelist fjalim mbajti edhe zëvendës kryetari i Komisionit, Blerim Hyseni. Në panel fjalim kishin edhe Biljana Zhagar nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administrim, Maja Maljanovska e Ministrisë së drejtësisë dhe Dançe Danillovska – Bajdevska e Fondaconit Shoqëri e hapur – Maqedoni. Në fillim, përfaqësuesi i SIGMA, Primozh Behar, i prezantoi konkluzat dhe rekomandimet e raportit monitorues të SIGMA për periudhën 2015 – 2017, në pjesën për qasje në informacione me karakter publik.

Zëvendës kryetari, Hyseni, para të pranishmive potencoi se Komisioni i përshëndet propozim – ndryshimet e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me çka do të përmirësohet funksionimi jo vetëm i Komisionit, por edhe i Ligjit në tërësi. Gjithashtu, Komisioni është i të njëjtit mendim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe sektorit qytetar, se ka nevojë për përforcim të zgjedhjes ligjore në pjesën e procedurës ndëshkuese, që është edhe një prej rekomandimeve kryesore të raportit të SIGMA. Zëvendës kryetari, me të dhëna krahasuese e paraqiti punën e Komisionit në pjesën e ankesave të parashtruara, për vitin 2016 dhe 2017, si dhe për fokusin e interesit së kërkuesve të informacioneve me karakter publik, gjegjësisht tek cilët posedues janë parashtruar numri më i madh i ankesave. Në pjesën e përjashtimeve të ligjit, gjegjësisht numri i Vendimeve të Komisionit me të cilat ankesa e kërkuesit të informacioneve paraqet përjashtim të qasjes së lirë, në bazë të numrit të përgjithshëm të ankesave të parashtruara (758) është 29 dhe Hyseni theskoi se nuk është numër i madh i kërkesave të rrefuzuara për qasje në informacione me karakter publik. Në fund të fjalimit, zëvendës kryetari i Komisionit si problem më të madh, e theksoi “heshtjen e administratës” që është potencuar edhe në raportin e SIGMA, dhe se poseduesit e informacioneve nëpërmjet shpalljes proaktive të informacioneve të cilat i posedojnë në ueb faqet e veta, do të tejkalohet ky problem i kërkuesve gjatë parashtrimit të kërkesave për qasje në informacione, ndërsa me atë do të ulen edhe ankesat e parashtruara në Komision.