Agjencioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, solli Udhëzim për mënyrën për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Udhëzimi është shpallur në (“Gazetën zyrtare të RMV” nr.60/2020), dhe është futur në ueb faqen e Agjencionit www.komspi.mk në linkun Lista e informacioneve me karakter publik, si dhe në linkun Dispozita.

Qëllimi i këtij Udhëzimi është në pajtueshmëri me Ligjin, që personave fizik dhe juridik (kërkues të informacioneve) t’ju mundësohet që në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase ta realizojnë të drejtën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik dhe të sigurohet transparencë në punën e poseduesve të informacioneve, të cilët janë të obliguar të mundësojnë informimin e publikut.