Kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, d-r Gjorgi Sllamkov, zëvendës kryetari Blerim Hyseni dhe anëtarja Valentina Fidanovska, nëpërmjet instrumentit TAIEX të Komisionit evropian, më 16 dhe 17 tetor të vitit 2017, qëndruan në vizitën studiuese të Këshillit për transparencë dhe qeverisje të mirë në Madrid, Spanjë.

Përfaqësuesit e Komisionit realizuan takim me zonjën Esperanza Zambrano Gomez, zëvendës Drejtori për proceduimin e kërkesave. U këmbyen përvoja nga zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nga ana e dy institucioneve të ngjashme. Në takim u shqyrtuan edhe shembuj konkrete të praktikës, si dhe vendime e konkluza të sjella nga ana e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, gjegjësisht nga Këshilli për transparencë dhe qeverisje të mirë në Spanjë.

Vizita është realizuar pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes dy institucioneve, që përveç bashkëpunimit të zbatuar, pritet të realizohen edhe aktivitete tjera të përbashkëta.