Në organizim të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, në hapësirat e Komisionit vazhduan trajnimet e planifikuara me temë “Qasje e lirë në informacionet me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje në informacione me karakter publik”. Trajnimin e realizuan ligjërues profesionistë të Sekretariatit të Komisionit, Cvetan Stanoeski dhe Darko All Bllana, e në të morën pjesë shtatë persona zyrtarë të caktuar tash, apo persona zyrtarë të cilët kanë kërkuar edukim plotësues, të organeve shtetërore, enteve publike dhe odave.
Si në takimet e mëparshme ashtu edhe ky takim kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe obligimet që për ata dalin nga ai, si dhe mënyra e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Përskaj historiatit, zhvillimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione legjislativës ligjore, personave zyrtarë të pranishëm iu prezantuan në detaje edhe procedura për kërkimin e informacioneve me karakter publik, procedura vijuese ankimore dhe ndëshkuese, si dhe mënyra e përgatitjes së Raportit vjetor, si obligim ligjor i poseduesve.