Në organizim të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, në hapësirat e Komisionit so vazhdoi vazhdueshmëria e planifikuar e trajnimeve me temë: “Qasje e lirë në informacione me karakter publik”. Në trajnimin të cilin e realizuan Cveta Trajkovska dhe Katerina Dimovska Trajkovska, ligjëruës profesionistë të Sekretariatit të Komisionit, morën pjesë 12 persona zyrtarë të sapo emëruar, si dhe persona të cilët deri tani për shkaqe të ndryshme nuk kanë marrë pjesë në trajnimeapo që nuk kanë kërkuar edukim plotësues,nga ministritë, inspektoriate, komuna, prokurori, ente publike dhe shëndetësore, çerdhe, shkolla fillore, si dhe persona fizik dhe juridiktë cilët bëjnë autorizime publike.

Si në takimet e mëhershme edukative ashtu edhe në këto kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe obligimet të cilat për ata dalin nga ai, si dhe mënyra e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Përskaj legjislativës ligjore, personave zyrtarë të pranishëm iu prezantuan në detaje mënyra dhe procedura e kërkimit të informacioneve me karakter publik, procedura për ankesë dhe ndëshkim, si dhe mënyra e përgatitjes së raportit vjetor, si obligim ligjor i poseduesve.

Në trajnim u analizuan shembuj për procedurën e praksës, me çka disa persona zyrtarë nëpërmjet mësimit proaktiv, prezantuan pikëvështrimet dhe qëndrimet për atë se si do të vepronin në situata të caktuara.