Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në bashkëpunim me Shoqatën për emancipimin, solidaritetin dhe barazinë e grave ESE, e në pajtueshmëri me masën “Rritja e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në informacione me karakter publik dhe rritja e shfrytëzimit të të drejtës nga ana e qytetarëve” nga procesi për Partneritet të Hapur Qeveritar 2018 – 2020, mbajti takim për promovimin e të drejtës për qasje në informacione me karakter publik me banorët e Komunës së Manastirit. Takimi u realizua në bashkëpunim me organizatën Qendra kulturore për të rinj në Manastir.

Nga ana e përfaqësuesve të Komisionit dhe Shoqatës ESE, në takim, qytetarët u njohën me të drejtën e tyre kushtetuese dhe të garantuar me ligj për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nëpërmjet nevojave të përditshme të qytetarëve dhe se si të arrijnë në informacionet e kërkuara nëpërmjet procedurës ligjore e cila është e përcaktuar me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik.