Në kuadër të bashkëpunimit të realizuar të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik me Misionin e OSBE-së në Shkup (aplikacion projektues “Bashkëpunim trevjeçarë dhe aktivitete për Komisionin”), sot në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, u mbajt punëtori me temë: “E drejta e qasjes së lirë në informacione me karakter publik – përvoja të deritanishme nga zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”.

Në punëtori morën pjesë 12 persona zyrtarë të ri të emëruar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik të institucioneve për arsim, enteve publike dhe persona fizik të cilët kryejnë autorizime publike.

Fjalim përshëndetës për të pranishmit mbajti Maja Llazarova, oficer i programit nacional pranë Misionit të OSBE-së në Shkup, përderisa pjesën profesionale të punëtorisë e realizoi Katerina Dimovska Trajkovska dhe Inxhi Hoxha, nga Sekretariati i Komisionit.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe të obligimeve që dalin nga ai, me theks të posaçëm në mënyrën e realizimit të të drejtës në qasje të lirë në informacionet me karakter publik. Megjithatë, u arsyetuan procedura për kërkesë të informacioneve me karakter publik, procedura për ankesë dhe ndëshkuese, si dhe obligimi ligjor i poseduesve për përgatitjen e raporteve të tyre vjetore.