Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, sot në hotelin Porta, mbajti edhe trajnimin e dytë me temë: “Implementimi i Ligjit të ri për qasje të lirë në informacione me karakter publik – risi dhe sfida”. Trajnimin edukativ e realizuan Cvetan Stanoeski dhe Darko Al Blana, ligjërues profesionistë të Sekretariatit të Komisionit, ndërsa pjesëmarrës ishin 15 persona zyrtarë të cilët deri tani nuk kanë qenë në trajnim, nga ministritë, fondet, komunat, organet e pushtetit gjyqësorë, ndërmarrjet publike, institucionet arsimore dhe persona fizik e juridik të cilët kryejnë autorizime publike, e deri tek të cilët kërkuesit dorëzojnë numër të madh të kërkesave në bazë të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Para personave zyrtarë të cilët drejtpërsëdrejti marrin pjesë në zbatimin e Ligjit, u prezantuan risitë kyçe në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 16 maj të vitit 2019. Si trajnimi paraprak i realizuar nga Komisioni ashtu edhe ky kishte qasje më ndryshe, gjegjësisht interaktiv të theksuar, interkomunikativ dhe qasje dinamike të personave zyrtarë me punë në grupe të vogla. Në këtë mënyrë, vizitorët e trajnimit kishin mundësi më të madhe dhe më shumë kohë të debatojnë dhe parashtrojnë pyetje në lidhje me dispozitat e reja ligjore, t’i sqarojnë dilemat dhe të këmbejnë mendime në lidhje me zbatimin e Ligjit