Grupi punues i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik (KMDQLIKP), në bashkpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, përgatiti Planin strategjik të KMDQLIKP për periudhën prej vitit 2018 deri 2020. Në tre punëtori të posaçme të mbajtura me përkrahje financiare të Misionit të OSBE-së në Shkup me asistim të dy ekspertëve, u përshkruan dhe vërtetuan elementet bazë të Dokumentit, sipas së cilit do të udhëhiqet dhe funksionojë Komisioni në periudhën e ardhshme trevjeçare.