Në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë. Memorandumi u nënshkrua nga ana e kryetarit të Komisionit, d-r Gjorgi Sllamkov dhe Kryetarit të Shoqatës, z. Naser Selmani.

Kryetari i Komisionit, d-r Sllamkov, potencoi se Memorandumi hapë perspektivë në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik, nëpërmjet pjesëmarrjes në organizimin e trajnimeve për gazetarë dhe përfaqësuesve të institucioneve publike për rritjen e transparencës së institucioneve në Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet organizimit të fushatave me qëllim që të ngritet niveli i transparencës së institucioneve, si dhe për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për të drejtën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik.

Liria e informacioneve me karakter publik, potencoi kryetari Sllamkov, është rrugë nëpërmjet së cilës qyatetarët mund të vijnë në informacione me karakter publik, ndërsa Komisioni nëpërmjet misionit të vet punon në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtës së garantuar me kushtetutë të qasjes së lirë në informacione, nëpërmjet zbatimit efikas dhe të pavarur të procedurës për ankesë, nëpërmjet informimit të opinionit, edukimit të vazhdueshëm të poseduesve së informacioneve, si dhe ndërmarrje të masave për përmirësimin e kornizës kohore, e posaçërisht në pjesën e promovimit dhe nxitjes së transparencës së poseduesve të informacioneve për informim gjithëpërfshirës të qytetarëve.

Në fjalimin e tij, z. Selmani fillimisht i falënderoi anëtarët e Komisionit për punën e deritanishme në implementimin dhe promovimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Theksoi se edhe si gazetar, por edhe Shoqata, shpesh herë kanë përdorur Ligjin si mjet që të arrijnë në informacionin e kërkuar, por se vështirë kanë arritur deri aty për shkak të mos transparencës së institucioneve.

Njëra prej qëllimeve të Memorandumit, siç theksoi Selmani, është që gazetarët dhe qytetarët të drejtohen në Komision, si lidhje e tyre në implementimin e Ligjit, dhe me Memorandumin Komisioni dhe Shoqata e gazetarëve, së bashku të mundohen ta rrisin vetëdijen tek personat përgjegjës që të jenë më të hapur dhe transparent për punën e vet, për shkak se qytetarët kanë të drejtë të dijnë për këtë të drejtë. Nënshkrimin e Memorandumit e ndjekën edhe shumë gazetarë të cilët parashtruan pyetje në lidhje me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik.