Sot, në hapësirat e Misionit të OSBE-së në Shkup, në pajtueshmëri me aplikimin projektues “Bashkëpunim trevjeçar dhe aktivitete për Komisionin” dhe bashkëpunimin e realizuar mes Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Misionit të OSBE, u nënshkrua Marrëveshje për donacion.

Marrëveshjen e nënshkroi kryetari i Komisionit, Blerim Hyseni. Donacioni është me vlerë mbi 20.000 euro dhe përbëhet prej pajisjeve teknike që do të kontribuojë që Komisioni dhe Sekretariati të funksionojnë më mirë dhe në mënyrë më efikase.