Agjencia për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në bashkëpunim me Qendrën për komunikime me qytetarë, sot mbajti punëtori ku u diskutua për çeshtje dhe dilema të cilat dalin nga Ligji i ri për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Qëllimi i punëtorisë ishte tejkalimi i dilemave dhe paqartësive të hasura, në funksion të zbatimit dhe implementimit të Ligjit.

Në punëtori pjesëmarrje aktive morën anëtarët e grupit punues të cilët e përgatitën tekstin e Ligjit të ri dhe atë si përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe si persona zyrtarë tek poseduesit e informacioneve, përfaqësues të sektorit joqeveritar si përdorues të drejtpërdrejtë të kësaj të drejte dhe përfaqësues nga rradhët e të punësuarve në Sekretariatin e Agjencisë.

Drejtoresha e Agjencisë Pllamenka Bojçeva dhe kryetari i Qendrës për komunikime me qytetarë German Fillokov, në fillim i potencuan dilemat në lidhje me implementimin e Ligjit të ri për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Profesoresha në fakultetin “Justiniani i parë” në Shkup d-r Ana Pavllovska Daneva në cilësi të ekspertit dha sqarime në lidhje me vendimet ligjore dhe dilemat e hapura. Më tej gjatë diskutimit pjesëmarrje aktive morën edhe të pranishmit tjerë të cilët me përvojën e vet nga zbatimi i Ligjit dhanë kontributin e vet në tejkalimin e dilemave të caktuara.