Njëzet e tre persona zyrtarë të rinj për ndërmjetësim me informacione me karakter publik prej më shumë institucioneve shtetërore, (agjenci, komisione, drejtori), nga pushteti gjyqësor dhe nga institucionet shëndetsore, morën pjesë në trajnimin me temë “Qasja e lirl nl informacione me karakter publik dhe zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, që u mbqajt sot në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Trajnimin e realizuan Cvetan Stanoeski, person profesionit nga Sekretariati i Komisionit. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ngritja e vetdijes publike dhe shkallës së njoftimit për poseduesit e informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe në obligimet të cilat për ata dalin nga ai, me theks në mënyrën e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Të pranishmit u njoftuan me historinë, zhvillimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione dhe me legjislativën ligjore në Republikën e Maqedonisë, të krahasuar dhe analizuar në korniza evropiane dhe botërore. Më detalisht u sqaruan procedura për kërkesa për informacione me karakter publik, procedura për ankesë dhe procedura për kundërvajtje, si dhe obligimi ligjor i poseduesve për përgatitje të raporteve të tyre vjetore.