Njëmbëdhjetë persona zyrtarë të sapoemëruar për ndërmjetësim me  informacione me karakter publik të institucioneve shtetërore, (ministri dhe agjencione), ndërmarrje publike dhe të enteve arsimore, morrën pjesë në trajnimin me temë “Qasja e lirë në informacionet me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, që u mbajt në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.

Trajnimin e realizoi Cvetan Stanoevski, person profesionist në Sekretariatin e Komisionit. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe obligimet që dalin nga ai, me theks të posaçëm në mënyrën e realizimit të të drejtës në informacione me karakter publik.

Të pranishmit u njoftuan me historinë, zhvillimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione dhe me legjislativën ligjore në Republikën e Maqedonisë, krahasuar dhe analizuar në korniza evropiane dhe botërore. Megjithatë, më hollësisht u sqaruan procedura për parashtrimin e kërkesës për informacione me karakter publik, procedura për parashtrimin e ankesës dhe për procedurën për kundërvajtje, si dhe obligimin ligjor të poseduesve për përgatitjen e raporteve të tyre vjetore.