Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup , sot mbajti trajnimin e parë të ciklit prej katër trajnimeve të parapara me temë: “Implementimi i Ligjit të ri për qasje të lirë në informacione me karakter publik – risi dhe sfida”. Në këtë takim edukativ të cilin e realizuan Katerina Dimovska – Trajkovska dhe Inxhi Hoxha, ligjërues profesionistë të Sekretariatit të Komisionit, morën pjesë mbi tridhjetë persona të rinj zyrtarë të cilët deri tani nuk kanë qenë në trajnime, nga ministritë, agjencitë, byrotë, inspektoratet, komunat dhe organet e pushtetit gjyqësor, tek të cilët kërkuesit dorëzojnë numër të madh të kërkesave në bazë të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, personave zyrtarë të cilët në mënyrë të drejtëpërdrejtë marrin pjesë në zbatimin e Ligjit, iu prezantuan risitë kyçe në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, të miratuar nga Kuvendi i Repubikës së Maqedonisë së Veriut më 16 maj të vitit 2019.për dallim nga trajnimet e deritanishme, ky takim edukativ kishte qasje më ndryshe interaktive dhe interkomunikuese, ndërsa personat zyrtarë, kishin mundësi më të madhe dhe më shumë kohë të debatojnë dhe parashtrojnë pyetje në lidhje me dispozitat e reja ligjore, t’i sqarojnë dilemat dhe të këmbejnë mendime në lidhje me zbatimin e Ligjit.