Njëmbëdhjetë persona zyrtar të sapo emëruar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik të institucioneve shtetërore, komunave, enteve shëndetësore dhe arsimore, morën pjesë në temën “Qasje e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje në informacione me karakter publik”, që u mbajt në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Trajnimin e realizuan Makfirete Morina dhe Katerina Dimovska Trajkovska, persona zyrtarë të Sekretariatit të Komisionit. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, si dhe obligimet që për ata dalin nga ai, me theks të posaçëm në mënyrën e realizimit të të drejtës së qasjes së lirë në informacione me karakter publik.

Të pranishmit ishin të njoftuar me historiatin, zhvillimin e të drejtës së qasjes së lirë në informacione dhe me legjislativën ligjore në Republikën e Maqedonisë, krahasuar dhe analizuar në korniza evropiane dhe botërore. Megjithë këtë, u shqyrtuan procedura për kërkimin e informacioneve me karakter publik, procedura për ankesë dhe nëdshkuese, si dhe obligimi ligjor i poseduesve për përgatitjen e raporteve të tyre vjetore.