Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter pbulik me Shoqatën për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE, e në pajtueshmëri me masën “Rritja e vetëdijes tek qytetarët për të drejtat e tyre për qasje në informacione me karakter publik dhe rritja e të drejtës nga ana e qytetarëve” nga procesi për Partneritet të Hapur Qeveritar  viti 2018 – 2020, mbajti dy takime për promovimin e të drejtës për qasje në informacione me karakter publik me banorët e komunës Shuto Orizarë. Takimet u realizuan në bashkëpunim me organizatat IRIZ dhe Romano Çaçipe.

Në këto takime nga ana e përfaqësuesve të Komisionit dhe Shoqatës ESE, qytetarët u njoftuan me të drejtën e tyre kushtetuese dhe të garantuar me ligj dhe si të vijnë në informacionet e kërkuara nëpërmjet procedurës ligjore që është e përcaktuar me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Takimet me qytetarë, në pajtueshmëri me masën e Planit aksionar për Partneritet të hapur qeveritar, vazhdojnë me takime me qytetarët e Sv. Nikoles, Vinicës, f. Cërnik dhe Dellçevë.