Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informaqcione me karakter publik në bashkëpunim me Shoqatën për emancipimin, solidaritetin dhe barazinë e grave ESE, e në pajtueshmëri me masën “Rritja e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në informacione me karakter publik dhe rritja e shfrytëztimit të të drejtës nga ana e qytetarëve” nga procesi për Partneritet të Hapur Qeveritar 2018 – 2020, mbajti takim për promovimin e të drejtës për qasje në informaqcione me karakter publik me banorët e Komunës së Tetovës. Takimi u realizua në bashkëpunim me Forumin e Grave në Tetovë.

Nga ana e përfaqësuesve të Komisionit dhe Shoqatës ESE, në takim, qytetarët u njohën me të drejtën e tyre kushtetuese dhe të garantuar me ligj për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nëpërmjet nevojave të përditshme të qytetarëve dhe se si të arrijnë në informacionet e kërkuara nëpërmjet procedurës ligjore e cila është e përcaktuar me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Takimet në vijim me qytetarët, në pajtueshmëri me masën Plani aksionar për Partneritet të hapur qeveritar, e në kuadër të angazhimit për përparimin e të drejtës për qasje në informacione me karakter publik, do të mbahen në Strumicë dhe Manastir.