Nga 1 janari i vitit 2019 fillon afati për dorëzimin e Raportve vjetore nga ana e posedeuesve të informacioneve me karakter publik për zbatimin e  Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik për vitin 2018. Në pajtueshmëri me kompetencat të cilat dalin nga LQLIKP (neni 37), poseduesit e informacioneve me karakter publik kanë obligim ligjor të përgatisin Raport vjetor dhe të njëjtin ta dorëzojnë në Komision deri më 31 janar të vitit 2019.

FORMULARI PËR RAPORT VJETOR GJENDET NË LUNKUN – DOKUMENTE NË UEB FAQEN E KOMISIONIT (www.komspi.mk) DHE I NJËJTI MUND TË PRINTOHET.

Raportet vjetore mund të dorëzohen në Komision nëpërmjet postës (në adresën: bul. “Goce Dellçev” nr. 18) apo në e-mailin e krijuar posaqërisht për këtë qëllim godisniiyvestai@komspi.mk (në formë të skenuar), por vetëm në njërën prej mundësive të ofruara.

Këto raporte do të jenë pjesë përbërëse e Raportit vjetor për zbatimin e LQLIKP, të cilin Komisioni e përgatit dhe dorëzon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.