Në hotelin “Oaza” në Shtip, në kuadër të bashkëpunimit të realizuar të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik me Misionin e OSBE-së në Shkup (aplikacioni projektues “Bashkëpunimi trevjeçarë dhe aktivitetet për Komisionin”), më 25 tetor të vitit 2017, u mbajt punëtoria rajonale e tretë e paraparë me temë: “E drejta e qasjes së lirë në informacione me karakter publik – përvoja të deritanishme nga zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”.

Në punëtori morën pjesë 24 persona zyrtarë të cilët nuk kanë qenë në trajnim, e që drejtpërdrejtë marrin pjesë në zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Para trë pranishmëve fjalim përshëndetës kishte kryetari i Komisionit, d-r Gjorgi Sllamkov, e në emër të Misionit OSBE në Shkup, punë të suksesshme pjesëmarrësve në punëtori iu dëshiroi Jeffrey Goldstein, zëvendës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Pjesën punuese të kësaj ngjarjeje edukative e realizoi Sekretari gjeneral i Sekretariatit të Komisionit, Cveta Trajkovska.