Në hallën e kinemasë në Klubin e deputetëve , sot u mbajt debat publik për ndryshime të mundshme të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Ngjarja u mbajt në organizim të Ministrisë së drejtësisë dhe Ministrisë për shoqëri informatike dhe administrim, në bashkëpunim me Ministrin pa resor i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë bë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Në këtë tubim fjalim mbajtën ministri i drejtësisë Bulent Sali, ministri pa resor i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski dhe zëvendës ministri për shoqëri informatike dhe administrim, Aleksandar Bajdevski. Në fjalimet e tyre theksuan se qasja në informacione me karakter publik tek qytetarët dhe informimi në kohë i opinionit janë në shpirtin e transparencës dhe llogaridhënies në punën e institucioneve shtetërore, që paraqet një prej parimeve kyçe ku bazohet puna e Qeverisë. Në këmbimin e pasur të mendimeve në bazë të zgjidhjes aktuale ligjore, implementimi i tij në praktikë dhe nevoja për ndryshime eventuale të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, morrën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të shoqatave dhe organizatave joqeveritare, të cilat deri tani janë edhe kërkuesit më të shpeshtë të informacioneve në bazë të LQLIKP.
Në debatin publik nga Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik morën pjesë kryetari d-r Gjorgi Sllamkov, zëvendës kryetari Blerim Hyseni, anëtarja e Komisionit Valentina Fidanovska, Sekretari gjeneral i Sekretariatit të Komisionit Cveta Trajkovska dhe udhëheqësi i njësisë për bashkëpunim me poseduesit e informacioneve dhe informim të opinionit Zhorzh Popovski. Qëndrimet dhe propozimet e Komisionit në bazë të nevojës për inicimin e ndryshimeve ligjore, si dhe nga aspekti i implementimit të deritanishëm të LQLIKP, në detaje i sqaroi kryetari d-r Gjorgi Sllamkov. Theks të posaçm ai vendosi në problemin me “heshtjen e administratës”, si dhe në mosekzistimin e dispozitës ndëshkuese për sanksionimin e mos zbatimin e vendimit të Komisionit.