Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë të enjten (15 shkurt) 2018 në ora 11:00, në hapësirat e Komisionit do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim mes veti.

Me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë do të kontribuojnë për llogaridhënie dhe transparencë më të madhe të institucioneve, me çka do të mundësohet qasje më efikase e mediave dhe qytetarëve në informacionet me karakter publik.

Mes tjerash, me Memorandumin për bashkëpunim do të realizohen trajnime për gazetarët për shfrytëzim efikas të mundësisë ligjore për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe fushata publike që do të kontribuojnë institucionet të bëhen më transparente si për gazetarët, ashtu edhe për qytetarët si shfrytëzues të të të drejtës së garantuar me kushtetutë të qasjes së lirë në informacione me karakter publik.