Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, sot realizoi trajnimin e fundit të ciklit nga katër trajnimet e parapara me temë: “Implementimi i Ligjit të ri për qasje të lirë në informacione me karakter publik – risi dhe sfida”. Takimi edukativ u mbajt në hotelin “Gardenija” n[ Veles dhe kishte karakter regjional, me pjesëmarrje të personave zyrtarë të obliguar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik nga më shumë institucione dhe ente në territorin e komunës Veles, S. Nikollë, Kavadar, Llozovë dhe Rosoman. Trajnimin e realizoi ligjëruesi profesionist nga Sekretariati i Komisionit, Cvetan Stanoeski në prani të 18 personave të rinj të sapoemëruar nga njësitë e lartëpërmendura të vetqeverisjes lokale, pastaj nga entet shëndetësore, organet e pushtetit gjyqësor, qendrat ndërkomunale për punë sociale, ndërmarrje publike dhe institucione arsimore.

Vizitorët (personat zyrtarë) të cilët drejtpërsëdrejti marrin pjesë në zbatimin e Ligjit, u njoftuan me risitë kyçe në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 16 maj të vitit 2019. Si trajnimi i kaluar nga Komisioni ashtu edhe ky kishte qasje më ndryshe interaktive, interkomunikative dhe dinamike të personave zyrtarë me punë në grupe të vogla. Në këtë mënyrë, vizitorët në trajnim kishin mundësi më të madhe dhe më shumë kohë të debatojnë dhe parashtrojnë pyetje në lidhje me dispozitat e reja ligjore, t’i sqarojnë dilemat dhe të këmbejnë mendime në lidhje me zbatimin e Ligjit