Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në bashkëpunim me Shoqatën për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE, e në pajtueshmëri me masën “Rritja e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në informacione me karakter publik dhe rritja e shfrytëzimit i të drejtës nga ana e qytetarëve” nga procesi për Parteritet të Hapur Qeveritar 2018 – 2020, më 28 dhe 29 mars të vitit 2019, mbajtën katër takime për promovimin e të drejtës për qasje në informacione me karakter publik me banorët e komunave Sv. Nikole, Vinicë, f. Çiflik (pehçevë) dhe Dellçevë. Takimet u realizuan në bashkëpunim me organizatat GIZ nga Sv. Nikole dhe KHAM nga Dellçeva.

Në këto takime bga ana e përfaqësuesve të Komisionit dhe Shoqatës ESE, qytetarët u njohën me të drejtën e tyre kushtetuese dhe të garantuar me ligj për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nëpërmjet shembujve nga nevojat e përditshme të qytetarëve dhe se si të arijnë në informacionet e kërkuara nëpërmjet procedurës ligjore e cila është e vërtetuar me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Takimet me qytetarë, në pajtueshmëri me masën e Planit aksionar për Partenritet të hapur qeveritar, do të organizohen edhe në komunën e Tetovës (f. Shipkovicë), f. Dabile (Strumicë) dhe Manastir.