Sot në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit të realizuar mes Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Misionit të OSBE-së në Shkup (aplikacioni projektues “Bashkëpunim trevjeçar dhe aktivitete për Komisionin), u mbajt punëtori rajonale me temë: “E drejta e qasjes së lirë në informacione me karakter publik – përvoja të deritanishme nga zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”

Në punëtori morën pjesë persona zyrtar të sapoemëruar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik të institucioneve shtetërore, njësive të vetqeverisjes lokale, arsimit dhe institucioneve shëndetësore, si dhe të ndërmarrjeve dhe enteve publike.

Fjalim përshëndetës për të pranishmit kishte Maja Llazarova, oficer nacional programor pranë Misionit të OSBE në Shkup, përderisa pjesën profesionale të punëtorisë e realizoi Cvetan Stanoeski dhe Darko Al Blana, nga Sekretariati i Komisionit.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe në obligimet të cilat për ata dalin nga ai, me theks të posaçëm në mënyrën e realizimit të të drejtës për qasje në informacione me karakter publik. Megjithatë, u arsyetuan procedura për kërkesë të informacioneve me karakter publik, procedura për ankesë dhe ndëshkuese, si dhe obligimi ligjor i poseduesve për përgatitjen e raporteve të tyre vjetore.