Në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, më 18 dhe 19 prill, me përkrahjen e instrumentit TAIEX të Komisionit evropian, u mbajt Mision me ekspertë “Sanksione për poseduesit e informacioneve me karakter publik me ekspertët e BE, gjegjësisht Anamarija Musa, përfaqësues për informimin e Kroacisë dhe Mirnel Çomiq, këshilltarë juridik në njësinë për çështje juridike pranë Ministrisë për punë të jashtme të Hollandisë. Qëllimi i misionit ishte këmbimi i përvojave më të mira dhe praksave të mira të Komisionit me dy vendet e përmendura evropiane në bazë të zbatimit të mbrojtjes të të drejtës për qasjen e lirë në dokumentet publike, me theks të posaçëm në sanksionet më adekuate (duke kyçur dënime në të holla dhe masa ndëshkuese) dhe procedurë adekuate në rast të mos zbatimit nga ana e organeve publike dhe  obligimi i tyre ligjor.

Takimin e hapi zëvendës kryetari i Komisionit Blerim Hyseni, i cili shprehi shpresë se nëpërmjet qasjes proaktive të gjithë pjesëmarrësve në misionin dyditor me ekspertë, do të sigurohen përvoja me vlerë që do të kontribuojnë për funksionim të përmirësuar jo vetëm të Komisionit por edhe të Ligjit në tërësi, që vetvetiu do të rezultojë edhe me rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve.

Përskaj fjalimeve të mysafirëve nga Kroacia dhe Holanda, përvoja për (mos)zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik në Republikën e Maqedonisë, mbajti fjalim edhe Cveta Trajkovska, sekretar gjeneral i Sekretariatit të Komisionit. Posaçërisht u bisedua për heshtjen e administratës dhe zbatimin e testit të interesit publik, gjegjësisht testi i dëmit si sfida më të mëdha gjatë implementimit të ligjeve, për ngjajshmëritë dhe dallimet në mënyrat dhe kushtet e shqiptimit të dënimeve në të holla, lartësisë së dënimeve, për numrin dhe llojin e sanksioneve, keqpërdorimit, efektet nga zbatimi i mbikqyrjes inspektuese të pavarur, si dhe për thelbin e ndryshimeve të inicuara ligjore që janë në procedurë të sjelljes. Nga këmbimi dyditori mendimeve dhe debati ku morën pjesë edhe anëtari i Komisionit Valentina Fidanovska, gjegjësisht të punësuarit në Sekretariat, doli nota se në të ardhmen vëmendje edhe më të madhe duhet të përkushtohet në promovimin e kulturës së transparencës të institucioneve publike dhe shpallja proaktive e informacioneve me karakter publik, që do të sigurojë informim më të madh të qytetarëve gjegjësisht kërkuesve, por edhe do të kontribuojë për uljen e numrit të kërkesave të parashtruara për qasje të lirë në informacione me karakter publik, gjegjësisht në ankesa si pasojë e mos dhënies së tyre.