Sot në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter puiblik u mbajt takim pune me anëtarët e Komisionit me kryesinë e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë. Kryetari i Komisionit d-r Gjorgi Sllamkov, zëvendës kryetari Blerim Iseni dhe anëtarja e Komisionit Valentina Fidanovska, ku biseduan me kryetarin aktual të SHGM-SË Naser Selmani, drejtori ekzekutiv i shoqatës së gazetarëve Dragan Sekullovski, si dhe Deniz Sulejman.

Duke zyrtarizuar dëshirën dhe gatishmërinë për realizimin e bashkëpunimit të ngushtë reciprok, përfaqësuesit e dy institucioneve paralajmëruan nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim, që duhet të kontribuojë për llogaridhënie dhe transparencë më të madhe të institucioneve, që ësht në pajtueshmëri me angazhimet e Qeverisë, por edhe të mundësojë qasje më të shpejtë dhe më efikase të mediave dhe qytetarëve në informacionet me karakter publik.

“Nëpërmjet bashkëpunimit të afërt gazetarët fo të dijnë më shumë për Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nëdrsa tek qytetarët dhe tek institucionet do të ngritet vetëdija për rëndësinë e transparencës së institucioneve”, tha Selmani.

Kryetari i Komisionit Gjorgi Sllamkov “theksoi se ndërmirren aktivitete për realizimin e iniciativës për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, me çka pritet të mundësohet funksionim më i mirë dhe më efikas i Komisionit, e njëkohësisht edhe të hapet mundësia për bashkëpunim më të madh dhe më intenziv me më shumë veprues shoqëror”.

Me Memorandumin për bashkëpunim, mes tjerash, pritet të realizohen trajnime për gazetarë për shfrytëzim efikas të mundësisë ligjore për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe fushata publike të cilat do të kontribuojnë që institucionet të jenë më transparente.