Përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe të Komisionit për sistem politik dhe raporte mes bashkësive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajtën mbledhje pune me anëtarët e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Në takimin që kishte karakter konsultativ dhe që është një prej morive të takimeve të planifikuara me përfaqësues të organeve të pavarura shtetërore, u bë këmbimi i mendimeve në funksion të standardizimit të formularit të unifikuar dhe të strukturuar për Raport vjetor. Megjithatë u vlerësua, se në formën e Raportit vjetor, që para një muaji u shpërnda në organet e pavarura në Kuvend, janë përmbajtur pjesa më e madhe e elementeve dhe detajeve që ishin pjesë përbërëse edhe e raporteve të deritanishme të Komisionit.

Njëzërit ishte vlerësimi se në të ardhmen vëmendje më e madhe duhet të përkushtohet në kanalizimin e pjesëve me rekomandimet dhe përmbylljet e institucioneve.