Ministria e shoqërisë informatike dhe administrim më 15.01.2018 në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palasв” në Shkup, organizoi debat publik për Strategjinë për reforma në administratën publike 2018-2022 dhe Plani aksional.

Në debatin publik ministri për shoqëri informatike dhe administrim Damjan Mançevski, mbajti fjalim për procesin e përgatitjes së dy dokumenteve dhe rezultateve që do të arrihen. Koordinatorët e grupeve punuese u përqëndruan në gjendjen e hasur, masat dhe aktivitetet e parapara për tejkalimin e sfidave, si dhe në rezultatet e pritura.

Mes të pranishmive në këtë debat ishte edhe përfaqësuesi i Komisionit, anëtarja Valentina Fidanovska, si pjesë e grupit punues të këtij projekti, në pjesën Përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë e institucioneve.

Mes tjerash, në debat, u prezantua edhe koordinimi i procesit të zbatimit të Strategjisë për PJA 2018 – 2020. Për koordinim do të formohet Këshill për reforma në administratën publike, me të cilin do të kryeson kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i përbërë prej ministrave të institucioneve bartëse apo pjesëmarrës në zbatimin e aktiviteteve nga Strategjia. Siç u tha, roli kryesor i këshillit të PJA është në nivel politik që të sigurojë koordinim në procesin e reformave të administratës publike, lidhshmëri reciproke dhe pajtueshmëri të dokumenteve strategjike nga fusha e reformës së administratës publike, planifikim koherent të reformës së administratës publike, buxhetit dhe procesit të euro – integrimit të Republikës së Maqedonisë, si dhe vëzhgim i zbatimit të aktiviteteve të Strategjisë të parapara me Planin aksional të të njëjtit.

Në pajtueshmëri me Planin aksional të Strategjisë, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lir në informacionet me karakter publik si pjesë përbërëse është paraparë në Masa 3, në pjesën për “Transparencë e prforcuar e institucioneve dhe përmirësim i komunikimit mes institucioneve dhe qytetarëve dhe bashkësisë së biznesit”, për të cilat janë paraparë disa aktivitete, të cilat Komisioni gjatë zbatimit të këtij projekti ka planifikuar t’i zbatojë.