Më 09.02.2018 në Ministrinë e drejtësisë u mbajt mbledhje pune ku u përcaktua nevoja për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Përveç ministrit të drejtësisë Bilen Saliji në mbledhje morrën pjesë edhe kryetari dhe zëvendës kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, d-r Gjorgi Sllamkov dhe Blerim Hyseni, si dhe përfaqësues të më shumë organizatave joqeveritare dhe Sindikatit të pavarur të gazetarëve dhe punonjës në media.

Në mbledhje u theksua se në kohë sa më të shkurtë do të formohet grupi punues i cili do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit, të cilat i dorëzoi në Ministrinë e drejtësisë Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare pas Debatit publik për ndryshime të mundshme në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik gjatë fundit të vitit të kaluar.

Pjesëmarrësit në ngjarje i arsyetuan propozim ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit. Në mbledhje u theksua se me ndryshimet të cilat do të sjellen do të përmirësohet zbatimi i Ligjit dhe do të rritet transparenca në punën e institucioneve.