Veprimtari themelore e ndërmarrjes N.P. “Gazeta zyrtare” – Shkup është shpallja e rregullores nacionale – ligjeve, dispozitave dhe akteve tjeranë republikën e Maqedonisë dhe botimin e shpalljes zyrtare “Gazeta zyrtare e RM-së”:

•    “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” shtypet dhe shpallet në gjuhën maqedone, kurse nga viti 2002 ligjet shpallen edhe në gjuhë tjetër zyrtare të cilën e flasin më së paku 20 % e qytetarëve që i përkasin bashkësive të RM-së;
•    Dispozitat (aktet juridike) në “Gazetën zyrtare të RM-së” shpallen pa pagesë (aktet e Parlamentit, Qeverisë, ministrive etj.), kurse parapegesa e gazetës paguhet, për çmimin e së cilës pajtueshmëri jep Qeveria;
•    E boton edhe Regjistrin e dispozitave të vlefshme në RM-së, i cili azhurohet në çdo dy muaj;
•    Botime vjetore CD-ROM nga viti 2001, publikime dhe libra të teksteve ligjore me dhe pa koment;
•    Realizon bashkëpunim të suksesshëm me gazetat zyrtare të vendeve nga rajoni, si dhe më gjërë, që është me rëndësi të veçantë për këmbimin e përvojave.

Përmbajtja e “Gazeta Zyrtare e RM-së” i përfshin pjesët që vijojnë:

•    Pjesa zyrtare: ligjislacioni nacional;
•    Shpallje: shpallje të shpalljeve gjyqësore, shpallje të noterëve, thirrje publike për tenderë dhe ngjajshëm;
•    Marrëveshje ndërkombëtare;
•    Deklarata, pozita të përbashkëta dhe përçapje(demarshe) të Unionit europian ndaj të cilave përkrahet/pranohet Republika e Maqedonisë në ftesë nga Unioni europian dhe Rezoluta të Këshillit për sigurim të KB me të cilat sjellet, ndryshohet apo ndërpritet regjimi i snkcioneve kundër shteteve, etniteteve apo individëve.

Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3298-860, 02 3290-471 dhe 02 3112-267