Ndërmarrja publike “Makedonska radiodifuzija – Skopje” (MRD) i ybaton kompetencat që vijojnë:

•    zhvillim, projektim, ndërtim, mirëmbajtje dhe përdorim të rrjetit themelor radiodifuziv të Republikës së Maqedonisë;
•    sigurimin e transmetimit, emitimit dhe distribuimit të programeve radio televizive dhe përmbajtjeve tjera të dedikuara për transmetim të përgjithshëm në hapësirë të lirë dhe rrjet kabllovik radio televiziv;
•    sigurimin e teletekstit, transmetimit të të dhënave nëpërmjet radios dhe shërbimeve tjera nëpërmjet rrejtit radiodifuziv;
•    sigurimin, emitimin e programeve të posaçme për informim, ruajtje të traditave kulturore dhe historike tradicionale dhe për mirëmbajtjen e përparimin e lidhjeve me mërgimtarët dhe qytetarët tjerë nga Republika e Maqedonisë të cilët jetojnë në shtetet fqinje, Europë dhe kontinente tjera;
•    kontrollimin dhe matjen e kualitetit të përfshirjes së teritorit të Republikës së Maqedonisë me sinjale radio dhe televizive të emituara nga Radio Televizioni Maqedonas, si dhe kontrollimin dhe matjen e ndërprejeve nga stacione tjera Radiodifuzive;
•    përdorim ekonomik të kapaciteteve teknike dhe njerëzore;
•    remont dhe servisim të pajisjeve dhe mjeteve;
•    mirëmbajtjen e stacioneve tokësore satelitore për nevoja personale e të tjera;
•    punë hetimore nga lëmia e veprimtarisë radiodifuzive;
•    zhvillim dhe punë investuese nga lëmia e veprimtarisë radiodifuzive; dhe
•    punë tjera në lidhje me veprimtarinë themelore.

informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3162-634 dhe  02 3226-167