Veprimtaria dhe kompetenca e arsimit të mesëm rrjedhin nga Ligji për arsim të mesëm.

•    arsimi i mesëm është i obligueshëm për çdo qytetar dhe është pa pagesë në shkollat e mesme publike;
•    realizohen plan-programe për arsim gjimnazist dhe profesional;
•    veprimtaria është me interes publik dhe kryhet si shërbim publik;
•    veprimtaria edukativo arsimore në shkollën e mesme zbatohet në gjuhën maqedone dhe shkronjat qirilike, kursë për pjesëtarët e nacionaliteteve zbatohet në gjuhën dhe shkronjat e nacionaliteteve në mënyrë dhe nën kushte të vërtetuara me ligj;
•    në shkollat private mësimi mund të zhvillohet edhe në gjuhë të huaj;
•    shkollë shtetërore themelon Qeveria e RM-së, shkollë private mund të themelojë person juridik, vendor apo i huaj, kurse shkollë komunale gjegjësisht shkollë të Qytetit të Shkupit mund të themelojë Njësiti i Drejtorisë qytetare vetëm për arsimim profesional të mesëm;
•    shkolla e mesme mund të fillojë me punë atëherë kur Ministria do të sjellë vendim për verifikim;
•    me planet dhe programet për veprimtari edukativo-arsimore vërtetohen qëllimet dhe detyrat, përmbajtja, lloji dhe zgjatja e arsimimit në shkollat publike dhe private si dhe profili i kuadrit i cili e realizon programin;
•    planet dhe programet për shkollat publike i përgatit Byroja për zhvillim të arsimit, kurse ato plane dhe programe i sjell mministri;
•    të njëjtat mund t’i propozojnë edhe shkollat, ndërmarrjet, entet dhe persona tjerë juridik për kënaqjen e nevojave të tyre të posaçme;
•    puna e shkollave të mesme gjatë vitit shkollorë vërtetohet me program vjetor;
•    e sjell Këshilli shkollor në propozim të Këshillit të arsimdhënësve.

Arsimi i mesëm realizohet nëpërmjet planeve dhe programeve për:
arsim gjimnazist;
–    arsim profesional;
–    arsim të mesëm artistik;
–    arsmim të mesëm për nxënës me nevoja të posaçme arsimore;
–    në arsimin gjimnazist mund të realizohet edhe programi për maturë ndërkombëtare për të cilën ministri jep pajtueshmëri;
–    programi është me rëndësi të njëjtë si dhe arsimimi gjimnazist;