•    Kujdeset për koordinim të aktiviteteve dhe implementimin e obligimeve të ndërmarura nga Republika e Maqedonisë me aranzhmanet e institucioneve relevante finansiare dhe organizatat ekonomike dhe institucione (publike dhe private);
•    Siguron përkrahje profesionale, bën analizë dhe përgatit mendime dhe materiale dhe inicon propozime për ndryshim apo sjellje të akteve për nevojat e Zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje ekonomike (në tekstin e mëtejmë: ZKQRM për çështje ekonomike), i cili i koordinon reformat ekonomike dhe e informon për çështje në kompetencë të Sektorit;
•    Kryen koordinime të implementimit dhe mendime të reformës rregullative – gijotinë të dispozitave;
•    Kryen koordinime dhe përcjellje të procesit për vlerësim të ndikimeve të rregullativës ligjore mbi sektorin e punës;
•    Bashkëpunon me ministritë, Sekretariatin për legjislacion dhe institucionet tjera lidhur me çështjet e reformës rregullative dhe jep kahje për implementimin e tij;
•    Bashkëpunon me Zyrën e Kryetarit të Qeverisë me çështjet e lëmisë së reformave ekonomike;
•    Siguron komunikim me biyens bashkësinë vendorë dhe ndërkombëtarë, sindikatat dhe organizatat joqeveritare rreth relizimit të prioriteteve strategjike të Qeverisë nga lëmia e ekonomisë;
•    Për nevojat e Kryetarit të Qeverisë dhe Qeverisë jep përkrahje profesionale dhe logjistike në bazë të planifikimit strategjik nga lëmia e reformave ekonomike;
•    Realizon bashkëpunim me sektorë e Sekretariatit Gjeneral të Qeverisë, me ministritë dhe organet tjera të Drejtorisë shtetërore, si dhe me institutcionet relevante ndërkombëtare ekonomike dhe financiare;
•    Këshillit ekonomik  i jep përkrahje profesionale dhe logjistike dhe
•    Përgatit Raport vjetor për punën e vet.