Kryetari i Republikës së Maqedonisë në rregulloren e autorizimeve të tij i ka kompetencat në vijim:

•    E përcakton mandatarin për përbërjen e Qeverisë;
•    I përcakton dhe i thërret me dekret ambasadorët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;
•    I pranon letrat akreditive dhe revokuese të përfaqësuesve të jashtëm diplomatik;
•    Propozon dy gjyqëtarë të Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë;
•    Propozon dy anëtarë të Këshillit republikan gjyqësor;
•    Emërton tre anëtarë të Këshillit për sigurim të Republikës së Maqedonisë;
•    Emërton dhe shkarkon edhe bartës të funksioneve shtetërore dhe publike të vërtetuara me Kushtetutë dhe me ligj;
•    Ndan medalje dhe mirënjohje në pajtueshmëri me ligj;
•    Jep falje në pajtueshmëri me ligj;
•    E lajmëron Kuvendin për çështje nga kompetenca e tij më së paku një herë në vit;
•    Është kryetar i Këshillit për sigurim të Republikës së Maqedonisë;
•    Nënshkruan Dekrete për votimin e ligjeve;
•    Nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Maqedonisë;
•    Kryetari i Maqedonisë është Komandant suprem i Armatës;
•    Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e RM-së.

Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3113-318, 02 3122-147