Arsimi fillor është pjesë e sistemit të vetëm edukativo-arsimor në Republikën e Maqedonisë. kurse veprimtaria e tij është eë rregulluar me Ligjin për arsim fillor.
Misioni themelor i shkallës së parë arsimore në Republikësn e Maqedonisë është që të edukon, arsimondhe udhëzon. në qëllimet strategjike si prioritet është shënuar përmirësimi i kualitetit të mësimit me përdorimin e formave dhe metodave të reja mësimore që duhet të rezultojë me nxënës të angazhuar, të motivuar dhe të përgatitur për arritje të larta.
Me ndryshimet më të reja në aktin ligjor, arsimi fillor është i obligueshëm për të gjithë fëmijët nga 6 deri më 15 vjet, zgjat nëntë vjet dhe organizohen në tre periudha dhe atë: prej I deri klasën e III, prej klasës IV deri VI dhe prej klasës VII dei më klasën IX.
Shkollat fillore për nxënësit e klasës së I-rë deri në të III-ën organizojnë pranim dhe mbrojtje të nxënësve një orë para fillimit të orëve për mësim të rregullt. Gjatë kohës së qëndrimit të vazhduar, nxënësit mësojnë, i bëjnë detyrat e shtëpisë, punojnë obligime tjera shkollore dhe marrin pjesë në aktivitete kulturore-artistike dhe aktivitete tjera të regulluara me programet vjetore për punë të shkollave. Në shkollat fillore organizohen edhe arsim fetar si lëndë zgjedhëse, por për atë prap ndalohet organizim dhe veprim politik dhe fetar, si dhe theksimi i shënimi partiake dhe fetare.
Puna edukativo arsimore në shkollat fillore zbatohet në gjuhën maqedone dhe shkronjat qirilike, përderisa për pjesëtarët e nacionaliteteve puna edukativo arsimore zhivllohet në gjuhën dhe shkronjat e nacionaliteteve të vërtetuara me Ligjin për arsim fillor.