Komunat, në kuadër të ligjit, kanë të drejtë që në rajonin e vet t’i kryejnë punët e interesit publik me rëndësi lokale, që nuk janë të çkyçura nga kompetenca e tyre apo nuk janë në komptencë të organeve të pushtetit shtetëror:
•    Pavarsisht, në kuadër të ligjit, i rregullojnë dhe kryejnë punët e iinteresit publik me rëndësi lokale dhe janë përgjegjëse për zbatimin e tyre;
•    Janë kompetente për planifikimin urbanistik (urban dhe rural), për dhënien e lejes për ndërtim të objekteve me rëndësi lokale të vërtetuara me ligj, për rregullimin e ambientit dhe rregullimin e truallit për ndërtim;
•    Sjell plan gjeneral urbanistik ku Drejtoria shtetërore kompetente i jep organit pajtueshmëri për punët e urbanizmit;
•    Sjell plan detal urbanistik dhe dokumentacion urbanistik për vendet e banuara të komunës ku organi i Drejtorisë shtetërore kompetente për punët e urbanizmit i’u jep pajtueshmëri me mendim të mëparshëm nga organit tjera;
•    Mbrojtja e mjedisit jetësorë dhe natyrës-masa për mbrojtjen dhe ndalimin e ndotjes së ujit, ajrit, truallit, mbrojtje të natyrës, mbrojtje nga zhurma dhe rrezatimi i pajonizuar;
•    Zhvillimi lokal ekonomik dhe planifikimin e tij;
•    Vërtetimin e prioriteteve zhvillimore dhe strukturore;
•    Udhëheqjen e politikës lokale dhe ekonomike;
•    Përkrahje në zhvillimin  ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të sipërmarrjes në nivel lokal;
•    Pjesëmarrje në zbatimin dhe zhvillimin e rrjetit loakal të institucioneve dhe agjencive dhe promovimin e partneritetit;
•    Veprimtari komunale – furnizimin me ujë për pierje;
•    Dërgim i ujit teknologjik;
•    Drejtimi dhe pastrimi i ujrave të ndotura;
•    Ndiçim publik;
•    Drejtimi dhe trajtimi i ujrave atmosferike;
•    Mirëmbajtja e pastërtisë publike;
•    Mbledhje, transportim dhe veprim me mbeturinat komunale të forta dhe teknologjike;
•    Rregullimin dhe organizimin e transportit publik lokal të udhëtarëve; – Furnizimi me gaz natyror dhe energji për ngrohje;
•    Mirëmbarjtjen e varreve, varrezave, krematoriumeve dhe dhënien e shërbimeve për varrim;
•    Ndërtiminn, mirëmbajtjen, rekonstruimin dhe mbrojtjen e rrugëve lokale, rrugëve dhe objekteve tjera infrastrukturore;
•    Rregullimin e regjimit të trafikut;
•    Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sinjalizimit rrugor trafikor;
•    Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës publik për parking;
•    Mënjanimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar;
•    Mënjanimin e automjeteve të shkatërruara nga vendet publike;
•    Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve;
•    Pastrimin e oxhaqeve;
•    Mirëmbajtjen dhe përdorimin e parqeve, gjelbërimeve, park-pyjeve dhe hapësirave rekreative;
•    Rregullimin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e lumenjëve në pjesët e urbanizuara;
•    Përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore;

Kultura – Përkrahja institutcionale dhe financiare e enteve dhe projekteve kulturore:

•    Mirëmbajtjen e folklorit, traditave, zeheve të vjetra dhe vlerave të ngjajshme kulturore;
•    Organizimin e manifestimeve kulturore; – Nxitjen e formave të llojllojshme specifike të krijimtarive.

Sport dhe rekreacion – Zhvillimi i sportit masovik dhe aktiviteteve rekreative:

•    Organizimin e shfaqeve dhe manifestimeve sportive;
•    Mirëmbajtjen dhe ndërtimin e objekteve për sport;
•    Përkrahjen e lidhjeve sportive.

Mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve – Çerdhe të fëmijëve dhe shtëpive për pleq (pronë, financim, investime dhe mirëmbajtje):

•    Realizimin e kujdesit social për personat invalidor;
•    Fëmijët pa prindër dhe pa kujdes prindëror;
•    Fëmijë me probleme edukativo-sociale;
•    Fëmijë me nevoja të posaçme;
•    Fëmijë nga familjet njëprindërore;
•    Fëmijët në rrugë; Personat e shfaqur në rrezik social;
•    Personat me keqpërdorim të lëndëve narkotike dhe alkoolit:
•    Ngritjen e vetëdijës tek popullata;
•    Strehimin e personave me rrezik social;
•    Realizimin e të drejtës dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.

Zbatimet e këtyre kompetencave janë në pajtueshmëri me Programin nacional për zhvillim të mbrojtjes sociale.

Arsimim – Themelim, financim dhe administrim të shkollave fillore dhe të mesme, në bashkëpunim me pushtetin qendror, në pajtueshmëri me ligj, organizimin e transportit dhe të ushqyerit e nxënësve dhe vendosjen e tyre në shtëpi për nxënës.

Mbrojtje shëndetësore – Menaxhim me rrjetin e organizatave dhe objekteve publike shëndetësore me mbrojtje primare shëndetësore të cilat duhet të kyçin përfaqësueshmëri të vetëqeverisjes lokale në të gjitha këshillat e organizatave shëndetësore në pronësi publike, edukimi shëndetësorë:

•    Përparimi i shëndetit;
•    Aktivitete preventive;
•    Mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe mbrojtje gjatë punës;
•    Mbikqyrjen shëndetësore të mjedisit jetësorë;
•    Mbikqyrje të sëmundjeve ngjitëse;
•    Ndihmën e pacientëve me nevojat speciale (p.sh. shëndet mental, abuzimin e fëmijëve etj.) dhe lëmi tjera të cilat do të jenë të vërtetuara me ligj.

Zbatimin e Përgatitjeve dhe ndërmarrjen e masave për mbrojtje dhe shpëtim të qytetarëve dhe mirave materijale nga shkatërrimet e luftës, goditjeve natyrore dhe fatkeqësive të tjera dhe nga pasojat e shkaktuara nga ata.

Mbrojtje zjarrfikëse të cilën e kryejnë njësitë territorijale zjarrfikëse:

•    Mbikqyrje mbi zbatimin e punëve të kompetencës së saj dhe punët tjera të përcaktuara me ligj.

Për shkak të zbatimit të kompetencave të tyre, komunat mund të themelojnë shërbime publike, në pajtueshmëri me ligj.
Komuna mund ta delegojë zbatimin e punëve të caktuara të interesit publik me rëndësi lokale të personave tjerë juridik apo fizik, në bazë të marrëveshjes për zbatimin e punëve me interes publik, në pajtueshmëri me ligj.