Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik (në tekstin e mëtejmë Komisioni) është themeluar me Vendim nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nr. 07-1849/1 28 prill 2006. (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 57/2007).
Adresa: bul. “Goce Delçev” nr.18 (ndërtesa e RTVM kati 14)
1000 shkup
Republika e Maqedonisë
Tel/fax: +389 2 3118 038; + 389 2 3114-695
Internet faqe:
www.komspi.mk
posta elektronike: komspi@komspi.mk
Personat zyrtar për ndërmjetësim me informacione dhe për dhënien e ndihmës për poseduesit dhe kërkuesit e informacioneve me karakter publik në Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik janë:
Jordanka Stojkova tel/fax: 3118 038 dhe 070 337 491
Cveta Trajkovska tel/fax: 3118 038 dhe 071 232 857
Cvetan Stanoeski tel/fax: 3118-038 dhe 071 229-301
LISTA E INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK
Kryetari i Komisionit: Blerim Hyseni – tel. 02 3127 453; 02 3118 038
Zëvendëskryetari i Komisionit: – tel. 02 3127 453; 02 3118 038
Anëtarë të Komisionit: tel. 3118 -038
– Komisioni vendos me ankesa kundër vendimit dhe përmbylljes me të cilën poseduesi i informacionit e ka refuzuar kërkesën për qasje të lirë në informacione të kërkuesve të informacioneve
– Kujdeset për zbatimin e dispozitave të ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik;
– Përgatit dhe shpall lista të poseduesve të informacioneve;
– Jep mendime për propozimet e ligjeve me të cilat rregullohet qasja e lirë në informacione;
– Ndërmer aktivitete në planin për edukim të poseduesve të informacioneve për mundësimin që kërkuesit të kenë qasje të lirë në informacione me të cilat disponojnë ata;
– Bashkëpunon me poseduesit e informacioneve në bazë të realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione;
– Jep propozime për mjete të nevojshme për punën në Komision gjatë përgatitjes së Buxhetit të Republikës së Maqedonisë;
– Sjell rregullore për punën e tyre;
– Përgatit Raport vjetor për punën dhe e dorëzon në kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
– Kryen punë të bashkëpunimit ndërkombëtarë lidhur me zbatimin e obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, pjesëmarrje në zbatimin e projekteve të organizatave ndërkombëtare dhe bashkëpunon me organet dhe institucionet e vende të tjera nga lëmia e qasjes së lirë në informacione me karakter publik;
– Sjell Statut si dhe akte të tjera me të cilat rregullohet mënyra e punës dhe organizimi i Komisionit dhe ;
– Kryen punë të tjera të vërtetuara me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe me ligj tjeter.
Komisioni ka edhe RREGULLORE për organizimin e brendshëm të Shërbimit profesional:
– Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik KRYETARI
– Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik ZËVENDËSKRYETARI
– Njësia për menaxhim me resurse njerëzore
– Shërbimi profesional i KMDQLIKP
– Sektori për zbatimin e procesit me ankesa, punë juridike, edukative, analitike dhe të përgjithshme
– Njësia për zbatimin e procesit me ankesa të dorëzuara tek kërkuesit e informacioneve, punë juridike dhe të përgjithshme
– Njësia për analitikë dhe edukim të kërkuesve dhe poseduesve të informacioneve me karakter publik
– Sektori për përpunimin e të dhënave të poseduesve të informacioneve dhe për bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasje së lirë në informacione
– Njësia për bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik
– Njësia për punimin e të dhënave të poseduesve të informacioneve
Komisioni ka edhe REGULLORE për sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariat.
Akte juridike të Komisionit:
– Në bazë të nenit 33 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 13/2006) Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, solli Statutin e Komisionit.
– Në bazë të nenit 32 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 13/2006) Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, solli RREGULLORE për punë në Komision.
– Udhëzim për mënyrën dhe veprimin për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
– Kërkesë për qasje në informacione me karakter publik.
– Vërtetim për pranim të kërkesës për qasje në informacionet me karakter publik.
– Ankesë
– Vërtetim për pranimin e ankesës
– Udhëzues të personave zyrtar dhe udhëzues të kërkuesve të informacioneve
– Dokumente të punës finansiare
Lista e poseduesve të informacioneve me karakter publik, e përgatitur nga Komisioni:
– Ente dhe institucione shtetërore;
– Pushteti gjyqësor;
– Komuna në Republikën e Maqedonisë;
– Ente dhe shërbime publike;
– Ndërmarrje publike në Republikën e Mqaedonisë;
– Ente shëndetësore në Republikën e Maqedonisë;
– Persona juridik dhe fizik të cilët kryejnë autorizime dhe veprimtari me interes publik;
– Institucione arsimore në Republikën e Maqedonisë