Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si bartëse e pushtetit ekzekutiv është organ i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku punët e kompetencës së sajë i kryen vet, në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara, kurse në bazë të parimeve të transparencës, efikasitetit dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore.

•    Qeveria e vërteton plitikën ekonomike dhe zhvillimore të shtetit, vërteton masa për zbatimin e saj dhe Kuvendit i propozon masa për realizimin e politikës që janë nga kompetenca e saj;
•    Vërteton programe për aktivitete në lëminë e mbrojtjes dhe sigurisë dhe e siguron zbatimin e tyre;
•    Merr masa për mënjanimin e lirisë në treg dhe ndërmarrjes, si dhe masa kundër pozitës monopolike dhe sjelles monolike në treg;
•    E nxit përparimin ekomonik dhe realizimim e zhvillimit të barabartë hapësinorë dhe rajonal dhe zhvillim më të shpejtë të rajoneve më pak të zhvilluara ekonomikisht;
•    Vërteton strategji për tërhjekjen e investimeve të huaja;
•    Vendos për disponimin dhe shfrytëzimin e kapitalit shtetërorë në pajtueshmëri me ligj;
•    E nxit dhe ndihmon zhvillimin edukativ dhe teknologjik;
•    Vërteton strategji dhe ndërmerr masa për kyçje në integrimet europiane dhe euroatlantike dhe struktura tjera ndërkombëtare;
•    I përcjell dhe analizon gjendjet për realizim dhe përparim të të drejtave njerëzore dhe lirive qytetare;
•    E nxit zhvillimin e institucioneve të shoqërisë civile;
•    Ndërmerr masa për krijimin e kushteve për realizimin e të drejtave të qytetarëve në arsimim, mbrojtje shëndetësore, sigurim social dhe për zhvillimin e resurseve njerëzore;
•    Ndërmerr masa për krijimin e kushteve për mbrojtje sociale dhe siguri sociale të qytetarëve;
•    I jep mendime Kuvendit për çështje të cilat janë në kompetencën e saj;
•    E informon  Kryetarin e Republikës së Maqedonisë dhe mund të kërkojë nga ai që të jetë e informuar për çështje të përcaktuara të cilat dalin nga kompetencat e tyre në kryerjen e pushtetit ekzekutiv;
•    Vërteton kahje dhe qëndrime për zbatimin e ligjeve dhe dispozitave të tjera;
•    Bën mbikqyrje në punën e ministrive dhe organeve tjera të rdejtorisë shtetërore dhe organizatave drejtuese;
•    Ka të drejtë dhe obligim që të ndërprejë apo të prishë dispozitën apo akt tjetër të ministrive, organeve të drejtorisë shtetërore dhe organeve drejtuese që nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjin apo dispozitë tjetër të Kuvendit, gjegjësisht dispozitë të Qeverisë;
•    Organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit Qeveria mund të japë ndihmë profesionale apo ndihmë tjetër me domethënie për realizimin dhe zbatimin e detyrave të tyre;
•    Ka të drejtë të ndërpresë apo të rpishë dospozitë apo akt tjetër të Këshillit apo të ndonjë organi tjetër të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit nga kompetenca e besuar;
•    Me Dekret, me fuqi ligjore Qeveria rregullon çështje në kompetencë të Kuvendit në rast të gjendjes në luftë apo të çrregullt nëse nuk ekziston mundësi për thirrje të Kuvendit;
•    Me përmbyllje ndërmerr qëndrime për çështje i ka shqyrtuar në mbledhje;
•    Vërteton mendime në çështje të ligjeve dhe dispozitave tjera dhe në materiale çë i kanë dorëzuar në Kuvend propozues tjerë të autorizuar;
•    I përcakton detyrat e ministrive dhe organeve të drejtorive shtetërore;
•    E siguron zbatimin e vendimeve të Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në rastet kur organet kompetente për zbatimin e këtyre vendimeve nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjyqit;
•    Kryen edhe punë të tjera të vërtetuara me Kushtetutë dhe Ligje;

Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3118-022 dhe 02 3116-785 lok. 310