Universitetet në Republikëne Maqedonisë sigurojnë zhvillimin e arsimit të lartë, shkencës, artit dhe profesionalizmit dhe drejtpërsëdrejti edhe nëpërmjet fakulteteve, gjegjësisht nëpërmjet shkollave të larta profesionale:

•    Marrin pjesë në vërtetimin e Programit për veprimtari të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë;
•    I planifikojnë dhe vërtetojnë zhvilimin dhe nevojat e veprimtarisë për arsim të lartë dhe i përshtatin nevojat zhvillimore të enteve për arsim të lartë në kuadër të sistemit arsimor në përgjithësi;
•    Vërtetojnë baza të posaçme për kryerjen e veprimtarisë për arsim të lartë, për regjistrim dhe studim në lloje dhe shkallë të ndara të arsimit të lartë, për dhënien e diplomave për kryerjen e studimeve dhe shkallëve të arsimit, për veprimtarinë botuese të enteve për arsim të lartë dhe enteve tjera, për zgjedhjen e posteve mësimore – shkencore, mësimore, shkencore dhe poste bashkëpunuese dhepër obligimet me marrëdhënie pune të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe të punësuarve të tjerë në zbatimin e veprimtarisë së arsimit të lartë, shkencor, artistik dhe veprimtarisë zbatuese;
•    kujdesen për sigurimin e mjeteve financiare, materijale dhe mjeteve tjera të domosdoshme për kryerjen e veprimtarive të enteve për arsim të lartë;
•    japin diploma;
•    organizojnë, formojnë dhe mbajnë sistem bashkëkohorë, informativ universitarë;
•    i vërtetojnë bazat e sistemit ë veëtm bibliotekaro-informativ dhe realizon veprimtari bibliotekaro-informative dhe të dokumentacionit për nevojat e enteve për arsim të lartë;
•    realizojnë bashkëpunim ndërmjet vete, si dhe bashkëpunim me universitetet e jashtëm dhe i vërtetojnë bazat e bashkëpunimit ndërkombëtarë;
•    këmbejnë shërbime dhe prodhime shkencore-profesionale me persona vendor apo të huaj fizik dhe juridik;
•    organizojnë studime dhe seminare paradiplomike, interdisciplinaredhe multidisciplinare.

Entete private për arsim të lartë të themeluara në universitet privat veprimtarinë për arsim të lartë e zbatojnë në kushte të vërtetuara me aktin për themelim dhe statutin e universitetit. Entete private për arsim të lartë të themeluara jashtë përbërjes së universitetit veprimtarinë për arsim të lartë e zbatojnë në kushte të vërtetuara me akt për themelim dhe statutin e vet.