Kërko
Struktura organizative
Në bazë të nenit 32 dhe nenit 34 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.13/2006), Ligji për nëpunës shtetërorë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 59/00, 112/00, 34/1, 103/1, 43/03, 98/02, 17/03, 40/03, 17/04, 69/04, 81/05, 61/06, 36/07), kurse në lidhje me Rregulloren për parimet e organizatës së brendshme të organeve të Drejtorisë shtetërore  (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 105/2007), kryetari i Komisionit për mbrotjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik e solli Rregulloren:



RR E G U LL O R E

PËR ORGANIZATËN E BRENDSHME TË SHËRBIMIT PROFESIONAL TË KOMISIONIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË  INFORMACIONET ME KARAKTER PUBLIK

I DISPOZITA THEMELORE

Neni 1

Me këtë Rregullore rregullohet organizata e brendshme e Shërbimit profesinal të komisionit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik (në tekstin e mëtejshëm Shërbimi profesional), të pamurit dhe numri i njehsive organizative, kompetenca e tyre, përgjegjësia dhe marrëdhëniet ndërmjetveti, si dhe mënyrat dhe format e udhëheqjes dhe kompetencat dhe përgjegjësit e tyre.

Neni 2

Me organizimin e brendhëm të vërtetuar me këtë Rregullore sigurohet:
-    Ligjshmëri, profesion, efikasitet dhe ekonomi në kryerjen e punëve dhe detyrave në Shërbimin profesional
-    Orientim kah poseduesit dhe kërkuesit të informacioneve me karkter publik si shtylla themelore të së drejtës për qasje të lirë;
-    Pavarësi dhe përgjigjësi gjatë kryerjes së detyrave të punës;
-    Uniformitet dhe vendosje kierarkale të njësive organizative;
-    Koordinim ndërmjet sektoreve.

Neni 3

-    Organizata e brennshme e Shërbimit profesional rregullohet në pajtueshmëri me kompetencat dhe punët e Komisionit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë në  informacione me karakter publik të vërtetuara në nenin 32 nga Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 13/2006) dhe Dekreti për parimet për organizatën e brendshme të organeve të Drejtorisë shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 105/2007).

II NJËSI ORGANIZATIVE

Neni 4

Në pajtueshmëri me nenin 34 të Ligjit për qasje të lirë ne informacione me karkter publik, Komisioni formon Shërbim profesional. Me Shërbimin profesional udhëheq Udhëheqës të cilin e emëron dhe shkarkon Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, me shpallje publike.

Neni 5

Duke u nisur nga pamja, forma dhe shkalla e pajtueshmërive të punëve dhe detyrave të cilat i kryen Shërbimi profesional, lidhshmëria dhe ngjajshmëria ndërmjetveti të atyre punëve dhe detyrave dhe kushteve tjera të nevojshme  për kryerjen e tyre, në Shërbimin profesional formohen njësitë organizative që vijojnë:
I.    Njësia për menaxhimin me resurse njerëzore
II.    Sektori për zbatimin e procesit për ankesa, punë juridike, të përgjithshme, edukative dhe analitike
 
a)    Njësia për zbatimin e procesit për ankesa, punë juridike dhe të përgjithshme
b)    Njësia për analitikë dhe edukim të kërkuesve dhe poseduesve të informacioneve me karakter publik.

III.    Sektori për bashkëpunim me poseduesit e informacioneve, informim të publikut dhe bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik.

a)    Njësia për bashkëpunim me poseduesit e informacioneve dhe informim i publikut
b)    Njësia për bashkëpunim ndërkombëtar në lëminë e qasjes së lirë në informacione me karakter publik.

Struktura organizative e Shërbimit profesional është paraqitur në treguesin grafik i cili është pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje.

IV.    Fushëveprimi i punës së njësive organizative
Njësia për menaxhimin me resurset njerëzore

Neni 6

Njësia për menaxhim me resurset njerëzore kryen punë të cilat kanë të bëjnë me:
-    E shkruan programin për punë të njësisë, si pjesë përbërëse e punës së Programit të Shërbimit profesional në bazë të propozimeve të të punësuarve në njësinë;
-    E përgatit dhe zbaton Programin për yhvillim të resurseve njerëzore ne Shërbimin profesional;
-    Udhëheqje dhe azhurim të evidentimit personal të nëpunësve shtetërorë në Shërbimin profesional dhe dosjet e tyre personale;
-    Zbatimi i procedimit për punësim në Shërbimin profesional dhe plotësim i vendeve të lira ne Shërbimin profesional;
-    Identifikim të nevojave dhe propozim të Programeve për trajnim të të punësuarve në Shërbimin profesional;
-    Zbatimi i sistemit për notim, planifikim, karierë dhe motivim të nëpunësve shtetërorë;
-    Përgatitje e raporteve periodike dhe vjetore për punën në njësinë;
-    Bashkëpunim me sektorët dhe njësitë tjerë në Shërbimin profesional në bazë të planifikimmit të resurseve njerëzore;
-    Realizim i komunikimit të rregullt dhe bashkëpunim me njësitë tjera për resurse njerëzore nga organet e Drejtorisë me qëllim zbulimin e potencialeve njerëzore dhe dhënien e propozimeve për punësim pa shpallje publike prej njërit në organ tjetër;
-    Kujdeset për zbatimin e drejtë të ligjeve dhe akteve nënligjore nga lëmia e resurseve njerëzore, duke i kyçur edhe ata lidhur me përfaqësimin e drejtë të bashkësive;
-    Propozon politika për menaxhimin me resurset njerëzore në Shërbimin profesional;
-    Me kontinuitet e përcjell gjendjen me resurset njerëzore dhe i parashikon nevojat për resurset njerëzore në Shërbimin profesional.

Sektori për zbatimin e procesit me ankesa, punëve juridike, të përgjithshme, edukative dhe analitike

Neni 7

Sektori për zbatimin e procesit me ankesa, punë juridike, te pergjithshme, edukative dhe analitike është kompetent për punët dhe detyrat që vijojnë:
-    Vëzhgim i zbatimit të kushteve, mënyrës dhe procesit për realizimin e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik me të cilat disponojnë organet qeverisjes shtetërore dhe enteve të tjera të vërtetuara me ligj organet e komunave, të qytetit të Shkupit dhe të komunave të qytetit të Shkupi, institucioneve publike, ndërmarjeve publike, persona jurridik dhe fizik të cilat kryejnë autorizime publike dhe veprimtari me interes publik, të vërtetuara me ligj (posedues të informacioneve).
-    Zbatim në procesin me ankesë e inicuar nga kërkuesit dhe poseduesit të informacioneve;
-    Analizë e ankesave të arritura, periodike dhe vjetore;
-    Përgatitje e materialeve për trajnime të cilat do ti zbatojë Komisioni për të punësuarit në Shërbimin porfesional të Komisionit dhe të poseduesve të informacioneve me karakter publik;
-    Pjesëmarrje në përgatitjen e materialeve, broshurave, fletushkave dhe materialeve tjera për kërkuesit e informacioneve;
-    Analizë e punës së përgjithshme të Shërbimit profesional të Komisionit;
-    Merr pjesë në përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit i cili çdo vit dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
-    Përgatitje e raporteve periodike dhe vjetore për punën e sektorit;
-    Përgatitje, vëzhgim dhe përmirësim të akteve nënligjore të cilat i sjell dhe është kompetent që ti sjellë komisioni në pajtueshmëri me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik;
-    Pëkrahje juridike të njësive tjera organizative në Shërbimin profesional;
-    Përkrahje në punën e kryetarit të Komisionit dhe anëtareve të Komisionit;
-    Bashkëpunim me sektorët tjerë në Shërbimin profesionel.

Neni 8

Njësia për zbatimmin e procesit me ankesa punë juridike dhe të përgjithshme

    Njësia për zbatimin e procesit me ankesa të kërkuesve të informacioneve, punë juridike dhe të përgjithshme, i kryejnë punët të cilat kanë të bëjnë me:
-    Mbledhjen dhe përgatitjen e materijaleve për procesin e ankesave të kërkuesve;
-    Përgatitje e propozimvendimeve dhe përfundimeve të ankesave të kërkuesve të informacioneve me karakter publik;
-    Dhënia e ndihmës të kërkuesve të informacioneve në bazë të procesit për ankesë të cilën e zbaton Shërbimi profesional i Komisionit;
-    Dhënia e udhëzimeve të poseduesve në lidhje me veprimin pas kërkesave të kërkuesve;
-    Dhënia e udhëzimeve dhe të dhënave për qasje më të lirë të kërkuesve në informacione me karakter publik të cilat i posedojnë poseduesit e informacioneve:
-    Përgatitja e akteve nënligjore, udhëzime dhe formulare të cilat dalin nga kompetenca ligjore e Komisionit;
-    Me kontinuitet i vëzhgon dispozitata në lidhje me rregullimin e çeshtjeve nga kjo lëmi si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe konventave çka Republika e Maqedonisë i ka ratifikuar kurse kanë të bëjnë me veprimtarinë e qasjes së lirë në informacione;
-    Përgatitje e mendimit me propozim  të ligjeve dhe të akteve tjera me të cilat rregullohet qasja e lirë në informacione, për të cilat Komisioni jep mendim;
-    Merr pjesë, sipas kahjeve të kryetarit të Komisionit dhe Komisionit, në përgatitjen e Raportit vjetorë për punën e Komisionit, çka Komisioni e dorëzon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
-    Jep përkrahje juridike të njësive organizative në Shërbimin profesional të Komisionit në lidhje me vëzhgimin e zbatimit të Ligjit;
-    Jep përkrahje për punën e kryetarit të komisionit dhe anëtarëve të komisionit;
-    Përgatit raporte periodike dhe vjetore për punën e njësisë;
-    Bashkëpunon me njësitë tjera në Shërbimin profesional të Komisionit.

Njësia për analitikë dhe edukim të kërkuesve dhe poseduesve të informacioneve me karakter publik

Neni 9

    Njësitë për analitikë dhe edukim të kërkuesve dhe poseduesve të informacioneve me karakter publik kryejnë punën të cilat kanë të bëjnë me:
-    Evidentimin e ankesave të arritura në Komision si dhe kërkesat për qasje të lirë të dorëzuara në Komision si posedues i informacioneve me karakter publik;
-    Analizë individuale të ankesave të arritura në bazë të dorëzuesit, posedues, karakter, aktivitete të ndërmarrura;
-    Analizë të përgjithshme të ankesave në bazë të elementeve të përmendura, vjetore dhe periodike;
-    Propozim të masave për përparimin e procesit për ankesa në bazë të efikasitetit, ekonomisë, në bazë të analizës së përgatitur;
-    Përkujdeset për përgatitjen dhe zbatimin e trajnimit të personave të Shërbimit profesional;
-    Me kërkesë të kryetarit të Komisionit dhe të Komisionit, ndërmer aktivitet të planit për edukim të poseduesve të informacioneve për mundësimin e kërkuesve qasje të lirë në informacionet me karakter publik me të cilat ata disponojnë;
-    Përgatit puntori për trajnim të informacioneve;
-    Bashkëpunon me poseduesit e informacioneve në bazë të dhënies së ndihmës për realizimin e të drejtës për qasje në informacione;
-    Mer pjesë në përgatitjen e Raportit vjetorë të Komisionit i cili çdo vit dorëzohet ne Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
-    Përgatitje e raporteve periodike dhe vjetore për punën e njësisë;
-    Bashkëpunon me njësitë tjera në Shërbimin profesional të Komisionit.

Sektori për bashkëpunim me poseduesit e informacioneve, informim i publikut dhe bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik

Neni 10

Sektori pëlr bashkëpunimin e të dhënave të poseduesve të informacioneve dhe për bashkëpunim ndërkombëtar në lëminë e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik është kompetent për punët dhe detyrat që vijojnë:
-    E përgatit dhe shpall listën e poseduesve të informacioneve , personat për ndërmjetësim dhe personat përgjegjës dhe vazhdimisht e azhuron;
-    E përgatit, plotesën dhe azhuron ueb faqen e Komisionit;
-    Realizon komunikim me poseduesit e informacioneve;
-    Merr pjese në përgatitjen e raportit vjetorë të Komisionit i cili çdo vit dërgohet ne Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
-    Kryen punë përgatitore në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacione me karakter publik lidhur me obligimet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë;
-    Merr pjesë në zbatimin e projekteve të organizatave ndërkombëtare;
-    Bashkëpunon me organet dhe institucionet e vendeve të tjera nga lëmia e qasjes së lirë në informacione me karakter publik, posaçërisht me çështjet e praktikimit dhe rezultatet ne ato vende;
-    Përgatit raporte periodike dhe vjetore për punën e sektorit;
-    Bashkëpunon me institucione relevante të vendit, të  huaj dhe ndërkombëtare për punën kompetente;
-    Bashkëpunon me sektorët tjerë në Shërbimin profesional;
-    Bashkëpunon  me organet tjera të Drejtorisë shtetërore.

Njësia për bashkëpunim me poseduesit e informacioneve dhe informimi i publikut

Neni 11

Njësia për bashkëpunim me poseduesit e informacioneve dhe informimi i publikut kryen punë të cilat kanë të bëjnë me:
-    E përgatit dhe e shpall listën e poseduesve të informacioneve me karakter publik në ueb faqen e Komisionit me të dhënat për personat zyrtarë dhe përgjegjës të poseduesit të informacioneve;
-    Me kontinuitet i vëzhgon dhe i fut ndryshimet në listat e informacioneve me karakter publik;
-    Rregullisht komunikon me poseduesit e informacioneve për azhurimet e të dhënave themelore për kontakt me poseduesit e informacioneve;
-    E përgatit dhe çdo dit e azhuron ueb faqen e Komisionit për çështje me interes për poseduesit dhe kërkuesit e informacioneve;
-    Me kontinuitet e vëzhgon punëne Komisionit dhe fut të dhëna në ueb faqen për punë aktuele dhe relevante të cilat dalin nga puna e Komisionit, si dhe aktet për punën e Komisionit;
-    Kohë pas kohe jep kontrollon në përvojat dhe praktikimet europiane në lëminë e qasjes së lirë në informacione me karkter publik;
-    Propozon punë për përmirësimin e ueb fawen e Komisionit;
-    Merr pjesë në përgatitjen e Raportit vjetorë të Komisionit i cili çdo vit dorëzohet ne Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
-    Merr pjesë nëpërgatitjen e raporteve periodike dhe vjetore për punën e njësisë si pjesë përbërërse për punën e sektorit;
-    Bashkëpunon me njësitë tjera në Shërbimin profesional;
-    Bashkëpunon me organet tjera të Drejtorisë shtetërore.

Njësia për bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacione me karakter publik

Neni 12

Njësia për bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacione me karakter publik kryen punë të cilat kanë të bëjnë me:
-    Kryen punë përgatitore në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtarë në lëmminë e qasjes së lirë në informacione me karakter publik;
-    Merr pjesë në zbatimin e projekteve të përbashkëta me organizatat ndërkombëtare;
-    Bashkëpunon me organet dhe institucionet e vendeve të tjera në lëminë e qasjes së lirë në informacione me karakter publik;
-    Këmben mendime, posaçërisht për çëshjen e praktimit dhe rezultateve të vendeve tjera lidhur me zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik;
-    Merr pjesë në përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit i cili çdo vit dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
-    Merr pjesë në raportet periodike dhe vjetore për punën e njësisë si pjesë përbërëse për punën e sektorit;
-    Bashkëpunon me njësitë tjera në Shërbimin profesional;
-    Bashkëpunon me organet tjera të Drejtorisë shtetërore.

IV Mënyra e punës  
    Neni 13

Punët dhe detyrat në Shërbimin porfesional planifikohen dhe organizohen për shkak të realizimit efikas dhe azhurues të kompetencave të komisionit për mbrojtjen e të drejtës për çasje të lirë në informacionet me karakter publik.

Neni 14

Nëpunësat shtetëror janë të obliguar që punët dhe detyrat ti kryejnë me ndërgjegje, profesionalisht, me efikasitet, me rregull dhe në kohë në pajtueshmëri me Kushtetutën e RM-së, ligjet dhe dispozitat dhe aktet tjera të përgjithshme, të paraqesin iniciativën e nevojshme në punën dhe mendimet e tyre profesionale dhe propozimet ti bazojnë në bazë të njohurive ligjore dhe profesionale, si dhe në bazë të shqyrtimeve personale.

Neni 15

Nëpunësat udhëheqës shtetëror e vëzhgojnë realizimin e punëve dhe detyrave në formën organizative me shqyrtim të rregullt në kualitetin dhe formën e punëve dhe detyrave të kryera në afatin e caktuar, për çdo nëpunës shtetëror.

Neni 16

Nëpunësat udhëheqës shtetëror dhe nëpunësat shtetëror në format organizative realizojnë bashkëpunim ndërmjet vehti në kryerjen e punëve dhe detyrave nga fushëveprimi personal.
Lloji dhe shkalla e bashkëpunimit vërtetohet varësisht nga natyra dhe karakteri i punëve dhe detyrave për kryerjen e së cilave ekziston nevojë për bashkpunim.

Neni 17

Në Shërbimin profesional mund të formohet Kolegium.
Kolegiumin e përbëjnë: udhëheqësi i Shërbimit profesional, udhëheqësit e sektoreve, ndihmësit e udhëheqësve dhe udhëheqësit e njësive.
Kolegiumi i shqyrton çështjet të cilat janë të rëndësishme për punën e Shërbimit profesional si përkrahje për punët dhe detyrat të cilat dalin nga kompetencat e Komisiont të vërtetuara me ligj.
Për mbledhjet e kolegiumit mbahet proçesverbal.




Neni 18

Kolegiumi mbahet me nevojë dhe atë e udhëheq udhëheqësi i Shërbimit profesional të komisionit.
Kolegiumi mund të mbahet me nevojë edhe nga kërkesa e kryetarit të Komisionit apo anëtarëve të Komisionit.

Neni 19

Në kuadër të formave organizative, punëtorët udhëheqës mund të mbajnë takime të rregullta me nëpunësat shtetëror për shkak të koordinimit efikas të punësve dhe barazimin e qëndrimeve dhe mendimet profesionale në çështje të veçanta të cilat dalin nga puna.

V  Planifikimi i punës

Neni 20

Punët kompetente të Shërbimit profesional realizohen në bazë të Programit për punë të Shërbimit profesional, ku pajtueshmëri jep kryetari i Komisionit të Komisionit.
Me Programin për punë të Shërbimit profesional planifikohen punët dhe detyrat si dhe bartësit e punëve dhe detyrave.

Neni 21

Me kërkesë të kryetarit të Komisionit të Komisionit, Shërbimi profesional mund të vërtetojë edhe program të posaçëm për çështje të caktuara më me rëndësi nga kompetenca e tij, si dhe të propozojë dhe përgatisë projekte dhe trajnime që të marrë pjesë në përpunimin e projekteve të caktuara për të cilat ka interes.
Programet e posaçme i miraton apo lejon Komisioni.

Neni 22

Sektorët e vërtetojnë mënyrën e realizimit të detyrave të vërtetuara me Programin për punë të njësive dhe ndërmarin masa për ktyerjen e tyre efikase dhe racionale.

VI Dispozita përmbyllëse

Neni 23

Me hyrje në fuqi të kësaj Rregulloreje, ndërpritet tëvlejë Rregurorja për organizatën e brendshme të Shërbimit profesional të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, kurse do të shpallet pas marrjes së pajtueshmërisë nga Agjencioni për nëpunës shtetërorë.


Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik
Janko Nikolovski, kryetarë


Shtojca 1

Tabelë me shkurtesa të emrave të sektorëve dhe të njësive në Shërbimin profesional të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Shërbimi profesional i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik    SHP i KMDQLIKP
Njësia për menaxhim me resurse njerëzore     NJMRNJ
Sektori për zbatimin e procesit me ankesa, punë juridike, edukative, analitike dhe të përgjithshme    SZPAPJEAP
Njësia për zbatimin e procesit me ankesa të dorëzuara tek kërkuesit e informacioneve, punë juridike dhe të përgjithshme    NJZPADKIPJP
Njësia për analitikë dhe edukim të kërkuesve dhe poseduesve të informacioneve me karakter publik    NJAEKPIKP
Sektori për bashkëpunim me poseduesit e informacioneve, informim të publikut dhe bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik    SBPIIPBNLQLIKP
Njësia për bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik    NJBNLQLIKP
Njësia për punimin e të dhënave të poseduesve të informacioneve    NJPDHPI
 

-    Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik KRYETARI
-    Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik ZËVENDËSKRYETARI    
-    Njësia për menaxhim me resurse njerëzore
-    Shërbimi profesional i  KMDQLIKP
-    Sektori për zbatimin e procesit me ankesa, punë juridike, edukative, analitike dhe të përgjithshme
    Njësia për zbatimin e procesit me ankesa të dorëzuara tek kërkuesit e informacioneve, punë juridike dhe të përgjithshme
    Njësia për analitikë dhe edukim të kërkuesve dhe poseduesve të informacioneve me karakter publik



-    Sektori për punimin e të dhënave të poseduesve të informacioneve dhe për bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasje së lirë në informacione
    Njësia për bashkëpunim ndërkombëtarë në lëminë e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik
    Njësia për punimin e të dhënave të poseduesve të informacioneve







Përpunimin e kësaj ueb-faqe e finansoi Ambasada britanike, nëpërmjet mjeteve nga programi UK FCO SPFRE. Përmbajtjet e shpallura janë mendime të autorëve dhe nuk i pasqyrojnë çdoherë opinionet dhe qëndrimet e Ambasadës britanike.

Anketa
Kërkesa për qasje në informacione me karakter publik mund të dorëzohen në mënyrë:





Qasja në informacione me karakter publik është e lirë
Dokumente për shkarkim
Film i animuar
Raporti Vjetor 2008