Partitë politike janë organizata vullnetare të qytetarëve, të formuara për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe bindjeve politike, ekonomike, sociale dhe kulturore dhe për shkak të pjesëmarrjes në procesin e sjelljeve të vendimeve politike gjatë pjesëmarrjes në pushtet:
• qëllimet e veta i realizojnë nëpërmjet demokratik dhe shprehjes së vullnetit politik me pjeslmarrje në gzjedhje, si dhe në mënyra tjera demokratike;
• themelimi, puna, dhe puna finansiare dhe materiale e partive politike është publike;
• organizohen dhe veprojnë në parim teritorial;
• nuk guxojnë që të themelohen dhe të veprojnë në organet e pushtetit shtetëror (ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqsor), si dhe në ndërmarrjet publike, entet publike dhe organizata tjera të themeluara nga R.M.-së, komunat dhe qyteti i shkupit;
• programi i tyre, statuti dhe veprimtaria nuk guxojnë të jenë të kahëzuara kah:
- prishja me dhunë e rendit kushtetues i RM-së.
- nxitja apo thirrja në agresivion ushtarak dhe;
- ndezjen e mërisë nacionale, racore apo fetare.
• partitë politike të regjistruara në vende tjera nuk mund të veprojnë në Republikën e RM-së;
• statutet e partive politike përmbajnë dispozita për:
- emrin dhe emrin e shkurtuar të partisë;
- selinë e partisë politike;
- qëllimet politike të veprimit, realizimit publik në:
- punë dhe mënyrën e veprimit;
- kushtet dhe mënyrën e anëtarësimit dhe ndërprerjes së anëtaërsimit dhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e anëtarit;
- përfaqësimi dhe paraqitja e partisë politike;
- organet e partisë politike, mënyra e zgjedhjes së tyre dhe;
- thirrja, zgjatja e mandatit dhe mënyra e:
- vendosjes;
- fitimi dhe disponimi me mjetet;
- ndërprerja e partisë politike;
- veprimi me pasurinë në rast të ndërprerjes së partisë politike;
- shenjat e partisë politike (flamur, simbol, ëmblemë dhe të tjera);
- emri dhe shenjat të partisë politike dallohen nga emri dhe shenjat e partive politike të regjistruara në RM;
- emri dhe shenjat e partisë politike nuk mund që në vehte ta mbajnë emrin, gjegjësisht shenjat, simbolet e RM-së, të organeve shtetërore të komunave dhe të Qytetit të Shkupit, të shteteve tjera si dhe të organizatave ndërkombëtare.
|
|
|
|
|