|
|
|
Ndërmarrja publike “Makedonska radiodifuzija – Skopje” (MRD) i ybaton kompetencat që vijojnë:
• zhvillim, projektim, ndërtim, mirëmbajtje dhe përdorim të rrjetit themelor radiodifuziv të Republikës së Maqedonisë;
• sigurimin e transmetimit, emitimit dhe distribuimit të programeve radio televizive dhe përmbajtjeve tjera të dedikuara për transmetim të përgjithshëm në hapësirë të lirë dhe rrjet kabllovik radio televiziv;
• sigurimin e teletekstit, transmetimit të të dhënave nëpërmjet radios dhe shërbimeve tjera nëpërmjet rrejtit radiodifuziv;
• sigurimin, emitimin e programeve të posaçme për informim, ruajtje të traditave kulturore dhe historike tradicionale dhe për mirëmbajtjen e përparimin e lidhjeve me mërgimtarët dhe qytetarët tjerë nga Republika e Maqedonisë të cilët jetojnë në shtetet fqinje, Europë dhe kontinente tjera;
• kontrollimin dhe matjen e kualitetit të përfshirjes së teritorit të Republikës së Maqedonisë me sinjale radio dhe televizive të emituara nga Radio Televizioni Maqedonas, si dhe kontrollimin dhe matjen e ndërprejeve nga stacione tjera Radiodifuzive;
• përdorim ekonomik të kapaciteteve teknike dhe njerëzore;
• remont dhe servisim të pajisjeve dhe mjeteve;
• mirëmbajtjen e stacioneve tokësore satelitore për nevoja personale e të tjera;
• punë hetimore nga lëmia e veprimtarisë radiodifuzive;
• zhvillim dhe punë investuese nga lëmia e veprimtarisë radiodifuzive; dhe
• punë tjera në lidhje me veprimtarinë themelore.
informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3162-634 dhe 02 3226-167
|
|
|
|
Veprimtari themelore e ndërmarrjes N.P. “Gazeta zyrtare” – Shkup është shpallja e rregullores nacionale – ligjeve, dispozitave dhe akteve tjeranë republikën e Maqedonisë dhe botimin e shpalljes zyrtare “Gazeta zyrtare e RM-së”:
• “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” shtypet dhe shpallet në gjuhën maqedone, kurse nga viti 2002 ligjet shpallen edhe në gjuhë tjetër zyrtare të cilën e flasin më së paku 20 % e qytetarëve që i përkasin bashkësive të RM-së;
• Dispozitat (aktet juridike) në “Gazetën zyrtare të RM-së” shpallen pa pagesë (aktet e Parlamentit, Qeverisë, ministrive etj.), kurse parapegesa e gazetës paguhet, për çmimin e së cilës pajtueshmëri jep Qeveria;
• E boton edhe Regjistrin e dispozitave të vlefshme në RM-së, i cili azhurohet në çdo dy muaj;
• Botime vjetore CD-ROM nga viti 2001, publikime dhe libra të teksteve ligjore me dhe pa koment;
• Realizon bashkëpunim të suksesshëm me gazetat zyrtare të vendeve nga rajoni, si dhe më gjërë, që është me rëndësi të veçantë për këmbimin e përvojave.
Përmbajtja e “Gazeta Zyrtare e RM-së” i përfshin pjesët që vijojnë:
• Pjesa zyrtare: ligjislacioni nacional;
• Shpallje: shpallje të shpalljeve gjyqësore, shpallje të noterëve, thirrje publike për tenderë dhe ngjajshëm;
• Marrëveshje ndërkombëtare;
• Deklarata, pozita të përbashkëta dhe përçapje(demarshe) të Unionit europian ndaj të cilave përkrahet/pranohet Republika e Maqedonisë në ftesë nga Unioni europian dhe Rezoluta të Këshillit për sigurim të KB me të cilat sjellet, ndryshohet apo ndërpritet regjimi i snkcioneve kundër shteteve, etniteteve apo individëve.
Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3298-860, 02 3290-471 dhe 02 3112-267
|
|
|
|
Aktivitetet kryesore të NPK “DERVEN” janë:
• Furnizimi me ujë i qytetit të Velesit, lagjja Prevalec dhe fshati Gorno Orizari;
• Mirëmbajtja e objekteve dhe pajisjeve të sistemit për furnizim me ujë;
• Dërgimi i ujërave fekale;
• Hedhja dhe deponimi i mbeturinave;
• Ngritja dhe mirëmbajtja e gjelbërimit të qytetit;
• Mirëmbajtja e tregjeve me pakicë në qytet;
• Përfshirja e popullatës me kanalizim;
• Pastrimi i hapësirave publike dhe shërbime për varrim.
Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
043 231-011 dhe 043 222-608
|
|
|
|
Qendra kulturore për të rinjë në rradh të parë i dedikuar si hapësirë për përkrahjen dhe promovimin e aktiviteteve kulturore të të rinjëve, mundëson realizimin e një numri të madh të programeve:
• promovimin e grupeve të reja muzikore;
• organizimin e koncerteve të paraqitësve aktual vendor dhe të jashtëm;
• nxitjen dhe prezantimin e artistëve të artit dhe autorëve të projekteve multimediale;
• botimin dhe promovimin e veprave të shkrimtarëve të rinj;
• prezantimin e projekteve dhe autorëve jashtë kufijve të shtetit;
• organizimin e festivale, punëtorive, pashkëpunimeve dhe këmbimeve rajonale dhe ndërkombëtare;
• organizimin e kurseve dhe seminareve edukative, realizimin e aktiviteteve edukativo – hetimore;
• si dhe promovimin e përkrahjen e të gjitha projekteve tjera të cilat janë të rëndësishme për kulturën e të rinjëve në qytetin e Shkupit.
Informacione më detale mund të merrni në telefonin:
02 3115-225
|
|
|
|
Kinoteka e Maqedonisë si institucion i intersit të përgjithshëm për Republikën e Maqedonisë, i zbaton kompetencat që vijojnë:
• mbledh, përpunon, ruan, mron dhe prezanton filma dhe materiale filmike me rëndësi të posaçme artistike, kulturore, shkoncore, historike etj;
• krijon fondin e realizimeve të posaçme filmike nga kinematografi tjera nacionale nga vendi dhe jashtë vendit;
• mbledhjen dhe ruajtjen e materialit propagandues (katalogje, programe, afishe etj.)
• disponon me bibliotekë të specializuar për publikime të ndryshme (libra, periodike, revista etj.) nga lëmia e historisë filmike, teoria dhe estetika, (press kliping) nga shtypi ditor dhe periodik;
• organizon manifestime dhe ekspozita retrospektive – si në shtet ashtu edhe jashtë tij;
• publikimin dhe shtypjen e librave të ndryshëm, katalogjeve, broshurave nga lëmia e historisë dhe teorisë së filmit.
Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3070-813, 02 3071-814 dhe 02 3071-815
|
|
|
|
|
|
 | Loading… |
|
Përpunimin e kësaj ueb-faqe e finansoi Ambasada britanike, nëpërmjet mjeteve nga programi UK FCO SPFRE. Përmbajtjet e shpallura janë mendime të autorëve dhe nuk i pasqyrojnë çdoherë opinionet dhe qëndrimet e Ambasadës britanike.
|
Qasja në informacione me karakter publik është e lirë
|