Kërko
Këshilli republikan gjyqësor
Me zbatimin e kompetencave të veta kontribuon:

•    të realizohet funkcioni gjyqësor dhe të sigurohet pavarësia e gjyqeve pa ndërhyrë në punën e tyre;
•    vërteton propozim për zgjedhjen e gjyqtarit në gjyq më të lartë në bazë të vlerësimit objektiv të kualiteteve profesionale dhe morale të kandidatit, kompetencln profesionale dhe përvojën e punës së tij të deriatëhershme;
•    nga rendi i juristëve të cekur me vlerësim të rezultateve të tyre të përgjithshme në punën dhe kontributin për zhvillim të mendimit profesional dhe teorik dhe në sistemin juridik, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i propozon dy kandidatë për zgjedhje të gjyqtarëve të Gjyqit kushtetues në Republikën e Maqedonisë;
•    vërteton propozim për shkakrim të gjyqtarit për shkak të kryerjes së funkcionit gjyqësor joprofesionalisht dhe me pa ndërgjegje ku në procesin në bazë të të dhënave të marra dhe shqyrtim të realizuar në punën e gjyqtarit do të vërtetohet profesionalizëm i pamjaftueshëm që ndikon në kualitetin, azhurimin dhe në numrin e lëndëve të zgjedhura angazhim i pamjaftueshëm për punë dhe disciplinë të pamjaftueshme të gjyqtarit;
•    propozon shkarkim të gjyqtarit kur gjyqëtari është i dënuar për vepër penale në dënim me burg pa kusht prej më së paku gjashtë muaj pas gjykimit të plotfuqishëm me të cilën është shqyrtuar ky dënim;
•    nëse përgithmonë e humbë aftësinë psikofizike për kryerjen e funkcionit gjyqësor;
•    propozon shkarkim të gjyqtarit kur janë kushtet e plotësuara për pension të përcaktuara me ligj, me kërkesë nga gjyqtari, me inicijativë personale apo me kërkesë të ndënjë organi tjetër kompetent.

Më shumë detaje mund të merrni në telefonat: 02 3218-130 dhe 02 3218-131.
Gjyqi suprem
Si organ më i lartë gjyqësorë në shtet, Gjyqi suprem e kryen pushtetin gjyqësorë në të gjithë teritorin e Republikës:

•    Në lëminë qytetare vendos në shkallë të tretë pas mjeteve të jashtzakonshme juridike dhe atë: në reviyione të personave fizik dhe juridik kundër vendimeve të gjyqeve apelacione dhe me kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuara nga prokurori publik kundër vendimeve të gjyqeve të apelacionit, kundër në situata të caktuara edhe kundër vendimeve të gjyqeve themelore;
•    Vendos në këtë lëmi edhe në kërkesat për përsëritje të procedurës për vendime të sjellura nga Gjyqi  suprem në revizione apo kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë;
•    Në lëminë penale vendos në shkallë të tretë me mjete të jashtzakonshme juridike dhe atë: në kërkesa për lehtësimin e jashtzakonsëm të dënimit, me kërkesa për rishqyrtim të jashtzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm dhe në kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër vendimeve të plotfuqishme gjyqësore të gjyqeve të apelacionit dhe gjyqeve thelemore të sjellura në procedurë penale dhe në atë kundërvajtëse;
•    Vendos për ndeshje të kompetencave në lëminë qytetare dhe penale mes gjyqeve themelore nga  rajonet e gjyqeve të ndryshme të apelacionit apo mes gjyqeve të apelacionit dhe gjyqeve themelore dhe për përcaktimin e kompetencës në gjyq tjetër në situata të caktuara;
•    Në lëminë e kontesteve administrative, Gjyqi suprem vendos në shkallë të parë kundër vendimeve të organeve të drejtorisë, gjegjësisht të Qeverisë të cilët kanë sjellur vendim në shkallë të dytë, si dhe në kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë së prokurorit publik të dorëuara kundër vendimeve të këshilleve të Gjyqit suprem;
•    Funkcionin e vet veçanërisht e siguron në zbatimin e ligjeve nga ana e gjyqeve, Gjyqi suprem e realizon me sjelljen, gjegjësisht vërtetimin e qëndrimeve parimore dhe mendimeve juridike parimore në çështje të caktuara juridike, të cilat janë të obligueshme për këshillet e Gjyqit suprem, ndërsa kanë ndikim edhe në gjyqet më të ulta në përparimin e praktikës për zbatimin e pajtueshëm të ligjeve të të gjithave gjyqeve.

Më shumë detaje mund të merrni në telefonat:
02 3136-044; 02 3164-064 dhe 02 3237-538
Gjyqi kushtetues
Gjyqi kushtetues i Republikës së Maqedonisë si organ i cili e mbron kushtetutën dhe ligjshmërinë:

•    vendos për pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën;
•    vendos për pajtueshmërinë e dispozitave tjera dhe nëmarrëveshjet kolektive me Kushtetutën dhe me ligjet;
•    i mbron liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit që kanë të bëjnë me lirinë e besueshmërisë, ndërgjegjes, mendimit dhe të të shprehurit publik të mdnimit, shoqërimit dhe veprimtarisë politike dhe ndalimit të diskriminimit të qytetarëve në bazë të gjinisë, racës, përkatësisë feetare, nacionale, sociale dhe politike;
•    vendos për ndeshjen e kompetencave mes bartësve të pushetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor;
•    vendos për ndeshjen e kompetencave mes organeve të Republikës dhe njësive të vetqeverisjes lokale;
•    vendos për përgjegjësinë e kryetarit të Republikës;
•    me obligim zyrtar  e vërteton paraqitjen e kushteve për ndërprerje të funkcionit kryetar i Republikës;
•    vendos për Kushtetutën e programeve dhe statuteve të partive politike dhe të shoqatave qytetare dhe
•    vendos edhe për cështje tjera të vërtetuara me Kushtetutë.

Vendimet e Gjyqit kushtetues janë përfundimtare dhe ekzekutive.
Më shum detaje mund të merrni në telefonat: 02 3163-063; 02 3119-355 dhe 02 3163-076
Gjyqet themelore dhe apelacione
•    Gjyqet themelore bazohen për rajonet të përcaktuara me ligj, kurse mund të gjykojnë edhe jashtë selisë së gjyqit në ditët gjyqësore;
•    Gjyqet e apelacionit bazohen për rajonet e më shumë gjyqeve themelore të përcaktuara me ligj;
•    Gjyqet themelore dhe ato të apelacionit janë organe shtetërore të pavarura
•    Gjykojnë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe e sigurojnë zbatimin e të drejtës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore, duke llogaritur për parimin e të drejtës dhe drejtshmërisë;
•    Vendosin me ligj për veprim të shënuar për:
- për të drejtat e qytetarëve dhe interesat juridike;
- kontestet mes qytetarëve dhe subjekteve tjera juridike;
- veprave ndëshkuese.  

Gjyqet themelore  kanë për obligim që të vendosin në shkallë të parë për lëndët e kompetencës gjyqësore përveç atyre lëndëve të cilat janë të futura me ligj në kompetencë të gjyqit tjetër:

•    Gjyqet themelore janë të obliguara që të vendosin në shkallë të parë edhe për punët jashtëprocesore, zbaitimin dhe sigurimin dhe për vërtetimin e tapive dhe intabulancave, nëse me ligj nuk është përcaktuar kompetencë e organeve apo institucioneve tjera;
•    Gjyqet themelore janë të obliguara të vendosin në shkallë të parë edhe për veprat penale, përderisa me ligj nuk është caktuar për lloje të caktuara të veprave penale që të vendosin lloje të tjera të organeve (doganore, devizore, të jashtme-tregtare dhe tatimore).

Gjyqet themelore janë kompetente për:
•    Gjykim në shkallë të parë dhe kryerje të punëve në procedurën penale për vepra penale për të cilat është sjellur dënim me burg mbi dhjetë vjetë dhe
•    Për procedura ekonomike, pasurie dhe konteste tjera qytetaro-juridike ku si palë paraqiten komunat, Qyteti i Shkupit dhe Republika, ndërmarrjet dhe persona tjerë juridik, posedues të shitoreve dhe individë tjerë të cilët kryejnë veprimtai të regjistruar ekonomike, konteste të personave vendor juridik dhe personave të huaj fizik dhe mes personave të huaj fizik dhe juridik, procedurë për falimentim, barazim dhe likuidim të detyrueshëm dhe konteste me çka gjatë asaj do të ndodhin konteste për ndryshime të statusit (ndarje, bashkim dhe organizim) dhe zbatim të vendimeve të atyre gjyqeve, vendos edhe për ligjshmërinë e aktit individual në kontestet e drejtorive-kontabiliste, për mbrojtje për shkak të ndikimeve të paligjshme, për pranimin  dhe lejimin e zbatimit të vendimeve të gjyqeve të huaja, si dhe të kryejnë punë në ndihmën ndërkombëtare juridike nëse me ligj nuk është i përcaktuar ndënjë organ tjetër kompetent.

Gjyqet themelore janë të bazuara për rajonet që vijojnë:
1.    Gjyqi themelor në Berovë për rajonin e komunës së Berovës;
2.    Gjyqi themelor në Manastir për rajonin e komunave Manastir dhe Demir Hisar, me sekcion në Demir Hisar;
3.    Gjyqi themelor në Vinicë për rajonin e komunaës së Vinicës;
4.    Gjyqi themelor në Gjevgjeli për rajonin e komunave Gjevgjeli dhe Vallandovë me sekcion në Vallandovë;
5.    Gjyqi themelor në Gostivarë për rajonin e komunës së Gostivarit;
6.    Gjyqi themelor në Dibër për rajonin e komunës së Dibrës;
7.    Gjyqi themelor në Dellçevë për rajonin e komunës së Dellçevës;
8.    Gjyqi themelor në Kavadar për rajonin e komunës së Kavadarit;
9.    Gjyqi themelor në Kërçovë për rajonin e komunave të Kërçovës dhe Makedonski Brodit, me sekcion në Makedonski Brod.
10.     Gjyqi themelor në Koçan  për rajonin e komunës së  Koçanit;
11.     Gjyqi themelor në  Kratovë për rajonin e komunës së Kratovës;
12.     Gjyqi themelor në  Kriva Pallankë për rajonin e komunës së Kriva Pallankës;
13.     Gjyqi themelor në Kumanovë  për rajonin e komunës së Kumanovës;
14.     Gjyqi themelor në  Krushevë për rajonin e komunës së Krushevës;
15.     Gjyqi themelor në  Negotinë për rajonin e komunës së Negotinës;
16.     Gjyqi themelor në  Ohër për rajonin e komunës së Ohrit;
17.     Gjyqi themelor në  Prilep për rajonin e komunës së Prilepit;
18.     Gjyqi themelor në  Radovish për rajonin e komunës së Radovishit;
19.     Gjyqi themelor në  Resnje për rajonin e komunës së Resnjes;
20.     Gjyqi themelor në  Sveti Nikollë për rajonin e komunës së Sveti Nikollës;
21.    Gjyqi themelor Shkup 1 për rajonin e komunave Qendër dhe Karposh;
22.     Gjyqi themelor Shkup 2  për rajonin e komunave Kisella Vodë, Çair dhe Gazi Babë;
23.     Gjyqi themelor në Strugë për rajonin e komunës së Strugës;
24.     Gjyqi themelor në Strumicë për rajonin e komunës së Strumicës;
25.     Gjyqi themelor në Tetovë për rajonin e komunës së Tetovës;
26.     Gjyqi themelor në Veles për rajonin e komunës së Velesit;
27.     Gjyqi themelor në Shtip për rajonin e komunave të Shtipit dhe Probishtipit, me sekcion në Probishtip.

Gjyqet apelacione janë kompetente që të:

•    Vendosen për ankesat kundër vendimeve të gjyqeve themelore;
•    Vendosin për ndeshje të kompetencës mes gjyqeve themelore nga rajoni i tij;
•    Kryejnë punë tjera të përcaktuara me ligj.

Gjyqet apelacione janë të bazuara për rajonet që vijojnë:
1.    Gjyqi i apelacionit në Manastir për rajonet e gjyqeve themelore në Manistir, Kërçovë, Krushevë, Ohër, Prilep, Resnje dhe Strugë;
2.    Gjyqi i apelacionit në Shkup për rajonet e gjyqeve themelore në Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Kavadar, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Negotinë, Shkup 1, Shkup 2, Tetovë dhe Veles dhe
3.    Gjyqi i apelacionit në Shtip për rajonet e gjyqeve themelore në Berovë, Vinicë, Dellçevë, Koçan, Radovish, Sveti Nikollë, Strumicë dhe Shtip.
Prokuroia publike:
•    Prokuroria publike është organ i vetëm shtetëror dhe i pavarur që i ndjek kryerësit e veprave penale apo veprave tjera ndëshkuese të vërtetuara me ligj dhe kryen punë tjera të vërtetuara me ligj;
•    Prokurori publik e prezanton prokurorinë publike, udhëheq me punën e saj dhe i kryen të drejtat dhe obligimet të përcaktuara me ligj;
•    funkcionin e prokurorisë publike e kryen prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, prokurori publik i prokurorisë së lartë publike dhe prokurori publik i prokurorisë themelore publike.
•    prokurori publik mund të ketë një apo më shum zëvendës;
•    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i emërton dhe shkarkon prokurorin pubik dhe zëvendës prokurorin publik në kohë prej gjashtë vitesh, të cilët përsëri mund të jenë të emërtuar;
•    prokuroritë publike për çështje me rëndësi për realizimin e funkcioneve të tyre, si dhe për çështjet me interes të përbashkët bashkëpunojnë me organet në zbulimin e veprave tjera penale dhe ndëshkuese dhe kryerjes së tyre, gjyqet, organet tjera dhe personat tjera juridik;
•    udhëzimet e domosdoshme të prokurorit të lartë publik mund të dedikohen në ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të caktuara për shkak të mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit, mbrojtje të interesave të bashkësisë shoqërore dhe të subjekteve tjera juridike, zbulimin  më efikas të veprave penale dhe ndëshkuese dhe kryerësit e tyre, përdorimi i mjeteve juridike dhe vërtetimi i fakteve ligjore dhe zbatimi i të drejtës;
•    prokurori më i ulët publik i zbaton udhëzimet e domosdoshme të prokurorit më të lartë publik;
•    prokuroria publike në realizimin e funkcionit të ndjekjes së kryerësve të veprave penale dhe ndëshkuese dhe në kryerjen e funkcioneve tjera të përcaktuara me ligj vepron para gjyqeve kompetente;
•    prokuroria themelore publike vepron para gjyqit themelor;
•    prokuroria e lartë publike vepron para gjyqit të lartë;
•    prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë vepron para gjyqit suprem të Republikës së Maqedonisë;
•    prokuroria publike vepron edhe para organeve tjera dhe personave tjerë juridik të rajonit të tij kur për atë është i autorizuar me ligj;
•    prokuroria publike kujdeset për zbulimin në kohë dhe efikas të veprave penale dhe ndëshkuese dhe për kryerësit e tyre, dorëzon kërkesë për sjelljen e procedurës penale he procedurës për vepra tjera ndëshkuese  edhe në kuadër të ligjit ndërmerr masa dhe aktivitete për shkak të kahjes së drjetë të procedurës, ngrit dhe përfaqëson aktpadi, paraqet mjete të rregullta dhe të parregullta juridike dhe ndërmerr veprimtari tjera të përcaktuara me ligj.

Më shumë detaje mund të merrni në telefonat: 02 3219-850 dhe 02 3229-314

Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë:

•    Prokuroria themelore publike :

1.    Prokuroria themelore publike në Berovë për rajonin  e Gjyqit themelor në Berovë;
2.    Prokuroria themelore publike në Manastir për rajonin  e Gjyqit themelor në Manastir;Prokuroria themelore publike në Gjevgjeli për rajonin  e Gjyqit themelor në Gjevgjeli;
3.    Prokuroria themelore publike në Gostivar për rajonin  e Gjyqit themelor në Gostivar;
4.    Prokuroria themelore publike në Dibër për rajonin  e Gjyqit themelor në Dibër;
5.    Prokuroria themelore publike në Dellçevë për rajonin  e Gjyqit themelor në Dellçevë;
6.    Prokuroria themelore publike në Kavadar për rajonin  e gjyqeve themelore në Kavar dhe Negotinë;
7.    Prokuroria themelore publike  Kërçovë për rajonin  e Gjyqit themelor në Kërçovë;
8.    Prokuroria themelore publike në Kriva Pallankë për rajonin  e Gjyqit themelor në Kriva Pallankë;
9.    Prokuroria themelore publike në Koçan për rajonin  e gjyqeve themelore në Koçan dhe Vinicë;
10.    Prokuroria themelore publike në Kumanovë për rajonin  e gjyqeve  themelore në Kumanovë dhe Kratovë;
11.    Prokuroria themelore publike në Ohër për rajonin  e Gjyqit themelor në Ohër;
12.    Prokuroria themelore publike në Prilep për rajonin  e gjyqeve themelore në Prilep dhe Krushevë;
13.    Prokuroria themelore publike në Radovish për rajonin  e Gjyqit themelor në Radovish;
14.    Prokuroria themelore publike në Resnje për rajonin  e Gjyqit themelor në Resnje;
15.    Prokuroria themelore publike në Sveti Nikollë për rajonin  e Gjyqit themelor në Sveti Nikollë;
16.    Prokuroria themelore publike në Shkup për rajonin  e gjyqeve themelore në Shkup 1 dhe Shkup 2;
17.    Prokuroria themelore publike në Strugë për rajonin  e Gjyqit themelor në Strugë;
18.    Prokuroria themelore publike në Strumicë për rajonin  e Gjyqit themelor në Strumicë;
19.    Prokuroria themelore publike në Veles për rajonin  e Gjyqit themelor në Veles;
20.    Prokuroria themelore publike në Tetovë për rajonin  e Gjyqit themelor në Tetovë;
21.    Prokuroria themelore publike  në Shtip për rajonin  e gjyqeve themelore në Shtip dhe Probishtip.


•    Prokuroritë e larta publike:

1.    Prokuroria e lartë publike në Manastir për rajonin e Gjyqit të lartë në Manastir;
2.    Prokuroria e lartë publike në Shkup për rajonin e Gjyqit të lartë në Shkup;
3.    Prokuroria e lartë në Shtip për rajonin e Gjyqit të lartë në Shtip.

FirstFirst
PrevPrevious
1 / 2
[1]
2
NextNext
LastLast
AllAll

Përpunimin e kësaj ueb-faqe e finansoi Ambasada britanike, nëpërmjet mjeteve nga programi UK FCO SPFRE. Përmbajtjet e shpallura janë mendime të autorëve dhe nuk i pasqyrojnë çdoherë opinionet dhe qëndrimet e Ambasadës britanike.

Anketa
Kërkesa për qasje në informacione me karakter publik mund të dorëzohen në mënyrë:





Qasja në informacione me karakter publik është e lirë
Dokumente për shkarkim
Film i animuar
Raporti Vjetor 2008