|
|
|
|
|
Kryetari i Republikës së Maqedonisë në rregulloren e autorizimeve të tij i ka kompetencat në vijim:
• E përcakton mandatarin për përbërjen e Qeverisë;
• I përcakton dhe i thërret me dekret ambasadorët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;
• I pranon letrat akreditive dhe revokuese të përfaqësuesve të jashtëm diplomatik;
• Propozon dy gjyqëtarë të Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë;
• Propozon dy anëtarë të Këshillit republikan gjyqësor;
• Emërton tre anëtarë të Këshillit për sigurim të Republikës së Maqedonisë;
• Emërton dhe shkarkon edhe bartës të funksioneve shtetërore dhe publike të vërtetuara me Kushtetutë dhe me ligj;
• Ndan medalje dhe mirënjohje në pajtueshmëri me ligj;
• Jep falje në pajtueshmëri me ligj;
• E lajmëron Kuvendin për çështje nga kompetenca e tij më së paku një herë në vit;
• Është kryetar i Këshillit për sigurim të Republikës së Maqedonisë;
• Nënshkruan Dekrete për votimin e ligjeve;
• Nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Maqedonisë;
• Kryetari i Maqedonisë është Komandant suprem i Armatës;
• Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e RM-së.
Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3113-318, 02 3122-147
|
|
|
|
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjdhënës të Republikës.
• Sjell dhe ndryshon Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë;
• Sjell ligje dhe jep interpretime autentike të ligjeve;
• I vërteton porosit publike;
• Sjell buxhet republikan dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit;
• Ratifikon marrëveshje ndërkombëtare;
• Vendos për luftë dhe paqë;
• Sjell vendime për ndryshimin e kufijve të Republikës;
• Sjell vendime për hyrje dhe dalje nga lidhja apo bashkësia me shtete të tjera;
• Shpall referendum;
• Vendos për rezervat e Republikës;
• Themelon këshilla;
• Zgjedh Qeverinë e Republiksë së maqedonisë;
• Zgjedh gjyqëtarë të Gjyqit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë;
• Bën zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqëtarëve;
• Bën zgjedhje, emërtime dhe shkarkime të bartësve të tjerë të funkcioneve publike dhe të tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj;
• Bën kontrollë politike dhe mbikqyrje mbi Qeverinë dhe mbibartës të tjerë të funkcioneve publike të cilët janë përgjegjës para Kuvendit;
• Sjell edhe vendime, deklarata, rezoluta, rekomandime dhe përfundime;
• Kryen punë rë tjera të vërtetuara me Kushtetutë;
Informacione më detale mund të merrni në telefonin:
02 3112-255
|
|
|
|
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si bartëse e pushtetit ekzekutiv është organ i Republikës së Maqedonisë ku punët e kompetencës së sajë i kryen vet, në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara, kurse në bazë të parimeve të transparencës, efikasitetit dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore.
• Qeveria e vërteton plitikën ekonomike dhe zhvillimore të shtetit, vërteton masa për zbatimin e saj dhe Kuvendit i propozon masa për realizimin e politikës që janë nga kompetenca e saj;
• Vërteton programe për aktivitete në lëminë e mbrojtjes dhe sigurisë dhe e siguron zbatimin e tyre;
• Merr masa për mënjanimin e lirisë në treg dhe ndërmarrjes, si dhe masa kundër pozitës monopolike dhe sjelles monolike në treg;
• E nxit përparimin ekomonik dhe realizimim e zhvillimit të barabartë hapësinorë dhe rajonal dhe zhvillim më të shpejtë të rajoneve më pak të zhvilluara ekonomikisht;
• Vërteton strategji për tërhjekjen e investimeve të huaja;
• Vendos për disponimin dhe shfrytëzimin e kapitalit shtetërorë në pajtueshmëri me ligj;
• E nxit dhe ndihmon zhvillimin edukativ dhe teknologjik;
• Vërteton strategji dhe ndërmerr masa për kyçje në integrimet europiane dhe euroatlantike dhe struktura tjera ndërkombëtare;
• I përcjell dhe analizon gjendjet për realizim dhe përparim të të drejtave njerëzore dhe lirive qytetare;
• E nxit zhvillimin e institucioneve të shoqërisë civile;
• Ndërmerr masa për krijimin e kushteve për realizimin e të drejtave të qytetarëve në arsimim, mbrojtje shëndetësore, sigurim social dhe për zhvillimin e resurseve njerëzore;
• Ndërmerr masa për krijimin e kushteve për mbrojtje sociale dhe siguri sociale të qytetarëve;
• I jep mendime Kuvendit për çështje të cilat janë në kompetencën e saj;
• E informon Kryetarin e Republikës së Maqedonisë dhe mund të kërkojë nga ai që të jetë e informuar për çështje të përcaktuara të cilat dalin nga kompetencat e tyre në kryerjen e pushtetit ekzekutiv;
• Vërteton kahje dhe qëndrime për zbatimin e ligjeve dhe dispozitave të tjera;
• Bën mbikqyrje në punën e ministrive dhe organeve tjera të rdejtorisë shtetërore dhe organizatave drejtuese;
• Ka të drejtë dhe obligim që të ndërprejë apo të prishë dispozitën apo akt tjetër të ministrive, organeve të drejtorisë shtetërore dhe organeve drejtuese që nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjin apo dispozitë tjetër të Kuvendit, gjegjësisht dispozitë të Qeverisë;
• Organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit Qeveria mund të japë ndihmë profesionale apo ndihmë tjetër me domethënie për realizimin dhe zbatimin e detyrave të tyre;
• Ka të drejtë të ndërpresë apo të rpishë dospozitë apo akt tjetër të Këshillit apo të ndonjë organi tjetër të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit nga kompetenca e besuar;
• Me Dekret, me fuqi ligjore Qeveria rregullon çështje në kompetencë të Kuvendit në rast të gjendjes në luftë apo të çrregullt nëse nuk ekziston mundësi për thirrje të Kuvendit;
• Me përmbyllje ndërmerr qëndrime për çështje i ka shqyrtuar në mbledhje;
• Vërteton mendime në çështje të ligjeve dhe dispozitave tjera dhe në materiale çë i kanë dorëzuar në Kuvend propozues tjerë të autorizuar;
• I përcakton detyrat e ministrive dhe organeve të drejtorive shtetërore;
• E siguron zbatimin e vendimeve të Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në rastet kur organet kompetente për zbatimin e këtyre vendimeve nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjyqit;
• Kryen edhe punë të tjera të vërtetuara me Kushtetutë dhe Ligje;
Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3118-022 dhe 02 3116-785 lok. 310
|
|
|
|
Sekretarijati Gjeneral si shërbim profesional i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i kryen punët të cilat kanë të bëjnë me:
• Përkrahjen profesionale të Qeverisë në përgjithësi;
• Bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Qeverisë;
• Me bashkëpunim me ministritë dhe organet tjera të Drejtorisë shtetërore, posaçërisht me çështjet e prioriteteve dhe analizave strategjike të politikave;
• Bashkëpunim me sekretarët shtetërorë në lidhje me dorëzimin e materijaleve të Qeverisë dhe zbatimin e përmbylljeve të Qeverisë;
• Në pajtueshmëri me udhëzimet e Kryetarit të Qeverisë i kryen punët në lidhje me përgatitjen dhe organizimin e mbledhjeve të Qeverisë;
• Merr pjesë në punën e mbledhjeve të Qeverisë pa të drejtë në vendim dhe kujdeset për çështjet procedurale gjatë mbledhjes së Qeverisë;
• Trupave siguruese të Qeverisë u siguron kushte për punë;
• Ministrive kompetente u dorëzon përmbyllje të Qeverisë;
• Shpallje të akteve të Qeverisë në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”;
• Organizon përgatitje të Programit vjetorë për punë në Qeveri;
• Zbatimin e obligimeve të Qeverisë ndaj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3118-022 lok. 195 02 3122-253
|
|
|
|
• Përgatit analizë për qëllimet dhe rezultatet e arritura nga zbatimi i Prioriteteve strategjike të Qeverisë nga viti i kaluar;
• Përgatit Propozim-vendimin për Prioritetet strategjike të Qeverisë;
• E përcjell mënyrën dhe shkallën e realizimit të Prioriteteve strategjike të Qeverisë;
• Përgatit Propozim-vendim për punë në Qeveri dhe e përcjell realizimin e tij;
|
|
|
|
|
|
 | Loading… |
|
Përpunimin e kësaj ueb-faqe e finansoi Ambasada britanike, nëpërmjet mjeteve nga programi UK FCO SPFRE. Përmbajtjet e shpallura janë mendime të autorëve dhe nuk i pasqyrojnë çdoherë opinionet dhe qëndrimet e Ambasadës britanike.
|
Qasja në informacione me karakter publik është e lirë
|
|