Kërko
Statuti i Komisionit

STATUTI   I   KOMISIONIT

Shkup, nëntor 2006

Në bazë të nenit 32 paragrafi 11 nga Ligji për çasje të lirë në informacione me karakter publik, (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 13/2006) Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për çasje të lirë në informacione me karakter publik, në mbledhjen e mbajtur më 21.11.2006 solli

STATUTIN E KOMISIONIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

                                                    Neni 1

Me këtë Statut rregullohen çështjet për:
- emrin dhe selinë e Komisionit;
- kompetencën e Komisionit;
- organizimin dhe punën e Komisionit;
- përbërja, mënyra e punës dhe organizimi i shërbimit profesional të Komisionit;
- aktet e përgjithshme dhe procesi për sjelljen e tyre dhe çështje tjera të rëndësishme për punën dhe kompetencën e Komisionit;

II. EMRI DHE SELIA E KOMISIONIT

                                                    Neni 2

Emri i Komisionit është: Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për çasje të lirë në infromacione me karakter publik
Shkurtesa e emrit është KMDÇLIKP.

                                                    Neni 3

Selia e Komisionit është në Shkup, në rr.bulevar “Goce Dellçev” p.n.

                                                    Neni 4

Komisioni ka vulë dhe vulë shtembil.
Vula ka formë të rrumbullakët me dimensione prej 3.7cm dhe e përmban tekstin e emrit në emër të plotë.
Vula shtembil ka formë kënddrejtë me dimensione 6.5 cm me 3.6 cm dhe në të, përskaj emrit të plotë, është i theksuar edhe vendi për numër dhe datë të aktit.

                                                    Neni 5

Komisioni ka shenjë mbrojtjëse (ose logo).
Komisioni me Vendim i vërteton format, pëmbajtjen dhe përdorimin e shenjës mbrojtëse.

                                                    Neni 6

Në punën e vet Komisioni perdër memorandum të veçantë të aftësuar për përdorim në vend dhe jashtë vendit.
Në memorandum janë përmbajtur teksti i emrit të Komisionit dhe selia të shkruara ne gjuhën maqedone dhe letrën e tij qirilike dhe në gjuhën anglezë, shenja mbrojtëse e Komisionit dhe të dhëna tjera të patjetërsueshme për realizimin efikas të bashkëpunimit.

III. KOMPETENCA E KOMISIONIT

                                                    Neni 7

Komisioni i kryen punët që vijojnë:
- Vendos në ankesa kundër vendimit dhe përmbylljes me të cilin poseduesi i informacionit e ka refuzuar kërkesën për qasje në informacione të kërkuseve të informacioneve;
- Kujdeset për zbatimin e dispozitave të këtij Ligji;
- Përgatit dhe shpall listën e poseduesve të informacioneve;
- Jep mendime në propozime të ligjeve me të cilat rregullohet çasje e lirë në informacione;
- Ndërmerr aktivitete në planin e edukimit të poseduesve të informacioneve me të cilat ata disponojnë;
- Bashkëpunon me poseduesit e informacioneve në bazë të realizimit të të drejtës për çasje të lirë në informacione;
- Sjell statut, si dhe akte tjera me të cilat e rregullon mënyrën e punës dhe organizimit të Komisionit.

                                                    Neni 8

Për shkak të realizimit të kompetencave të nenit 7 të këtij Statuti, Komisoni sjell programe vjetore për punë në Komision.
Për punën e tij Komisioni dorëzon Raport vjetor në Kuvendin e RM-së.

                                                    Neni 9

Komisioni ka cilësi të personit juridik.
Në qarkullimin juridik me persona të tretë Komisioni vepron në emër të vet dhe për llogari të vet dhe për obligimet  e ndërmara në atë qarkullim përgjigjet me të gjithë pasurinë e vet.

IV. ORGANIZIMI I KOMISIONIT

1. KOMISIONI
 
                                                     Neni 10

Komisioni punon dhe sjell vendime në mbledhje me përbëerke të plotë.
Me përjashtim, mbledhje të Komisionit mund të mbahen përderisa në mbledhjet marrin pjesë shumica e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.
Komisioni vendos me shumicë votash nga numri ipërgjithshëm i anëtarëve.

                                                      Neni 11

Mbledhjet e Komisionit i mban kyetari i Komisionit me inicijativë të tij, me kërkesë të shumicës të anëtarëve të Komisionit apo me propozim të udhëheqësit të Shërbimit profesional.

                                                       Neni 12

Komisioni:
- E sjell Statutin e Komisionit, për të cilin pajtueshmëri jep Kuvendi i Republkës së Maqedonisë;
- Sjell Rregullore për punë të Komisionit;
- Sjell akte për organizim dhe sistematizim të Shërbimit profesional të Komisionit;
- E emërton dhe shkarkon udhëheqësin e Shërbimit profesional të Komisionit;
- Sjell Udhëzim për mënyrën dhe procesin për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik;
- Përgatit Raport vjetor për punën e tij dhe e dorëzon ne Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
- Sjell akte tjera të përgjithshme dhe bën ndryshimin dhe plotësimin e tyre;
- E miraton Programin për punë të Komisionit;
- E vërteton politikën afariste të Komisionit;
- Jep mendime në propozimet e ligjeve me të cilat rregullohet qasja e lirë në informacione;
- Kërkuesve të informacioneve ju jep ndihmë juridike;
- Së bashku me subjektet e cekura ne nenin 49 paragrafi 6 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, organizon trajnim për personat përgjegjës për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik;
- Realizon publikim në punën e tij nëpërmjet shpalljeve të rregullta, informacione deri te publiku, ueb faqen e Komisionit apo në mënyrë tjetër.

2. Kryetari i Komisionit

                                                        Neni 13

Kryetari i Komisionit e përfaqëson, paraqet dhe udhëheq me punën e tij.

3. Shërbimi profesional i Komisionit

                                                        Neni 14

Punët juridike, profesionale dhe punët tjera administrativo-teknike i kryen Shërbimi profesional i Komisionit.
Me Shërbimin profesional të Komisionit udhëheq udhëheqës, të cilin e emërton dhe shkarkon Komisioni.

VI. MJETE PËR PUNË DHE ZHVILLIM TË KOMISIONIT

                                                        Neni 15

Mjetet për punë dhe zhvillim të Komisionit i përbëjnë:
- Mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë;
- Nga burime tjera në pajtueshmëri me ligj.

VII. TRANSPARENCË NË PUNË

                                                        Neni 16

Për punën e Komisionit kërkuesit e informacioneve dhe poseduesit e informacioneve lajmërohen nëpërmjet mjeteve për informim publik,  buletine personale dhe forma tjera për informim.

VIII. AKTE TË PËRGJITHSHME TË KOMISIONIT

                                                        Neni 17

Komisioni, përskaj Statutit dhe Udhëzimit për mënyrën dhe procesin për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Rregullorja për organizim dhe sistematizim sjell dhe akte tjera të përgjithshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të të punësuarve në Shërbimin profesional të Komisionit.
Aktet individuale të cilat i sjell kryetari patjetër duhet të jenë në pajtueshmëri me aktet e përgjithshme përkatëse të Komisionit.
Neni 18
Ndryshimet dhe plotësimet e akteve të përgjithshme bëhen në procedurë të njejtë si dhe procesi i vërtetuar për sjelljen e tyre.
Aktet e përgjithshme hyjnë në fuqi në ditën e tetë prej ditës së shpalljes së tyre në tabelën për shpallje në Komisionit.
Aktet e përgjithshme zbatohen nga dita e hyrjes së tyre në fuqi, vetëm nëse me vendim për sjelljen e tyre nuk ësht caktuar më ndryshe.

X. DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRMBYLLËSE

                                                                                    Neni 19

Ky Statut hyn në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, kurse do të shpallet pas marrjes së pajtueshmërisë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Shkup, nëntor 2006

Kryetar
Janko Nikollovski

Përpunimin e kësaj ueb-faqe e finansoi Ambasada britanike, nëpërmjet mjeteve nga programi UK FCO SPFRE. Përmbajtjet e shpallura janë mendime të autorëve dhe nuk i pasqyrojnë çdoherë opinionet dhe qëndrimet e Ambasadës britanike.

Anketa
Kërkesa për qasje në informacione me karakter publik mund të dorëzohen në mënyrë:





Qasja në informacione me karakter publik është e lirë
Dokumente për shkarkim
Film i animuar
Raporti Vjetor 2008