|
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Lënda e ligjit
Neni 1
(1) Me këtë ligj rregullohen kushtet, mënyra dhe veprimi për zbatimin e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik me të cilat disponojnë organet e qeverisjes shtetërore, ente dhe institucione tjera të vërtetuara me ligj, organet e komunave të qytetrit të Shkupit, dhe të komunave të qytetit të Shkupit, entet dhe shërbimet publike, ndërmarjet publike, persona juridik dhe fizik të cilët kryejnë autorizime dhe veprime publike të interesit publik, të vërtetuara me ligj (në tekstin e mëtejm: poseduesi të informacioneve)
(2) E drejta për qasje të lirë në informacione me karakter publik realizohet me këtë, dhe me ligj tjetër.
(3) Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik solli Udhëzim për mënyrën dhe veprimin e zbatimit të këtij Ligji.
2. Qëllimi i Ligjit
Neni 2
(1) Me këtë Ligj sigurohet transparencë në punën e poseduesve të informacioneve dhe u mundësohet personave juridik dhe fizik që të realizojnë të drejtën për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
(2) Poseduesit e informacioneve për punën e tyre janë të obliguar që të mundësojnë informimin e publikut.
Neni 3
Shprehje të caktuara në këtë Ligj e kanë domethënien që vijon:
- “Posedues të informacioneve” janë organet e qeverisjes shtetërore dhe ente e institucione të tjera të vërtetuara me ligj, organet e komunave, të qytetit të Shkupit dhe të komunave në qytetin e Shkupit, entet dhe shërbimet publike, ndërmarrjet publike dhe personat juridik dhe fizik të cilët kryejnë autorizime publike me interes publik të vërtetuara me ligj;
- “Informacion me karakter publik” është informacion në çfarëdo forme të cilën e ka krijuar dhe me të cilën disponon poseduesi i informacionit, gjegjësisht me atë disponon vetëm poseduesi i informacionit, në pajtueshmëri me kompetencat e tij (në tekstin e mëtejmë: informacion)
- “Kërkues i informacionit” është çdo person juridik apo fizik pa diskriminim të çfarëdo baze, mënyre dhe nënkushte të caktuara me këtë apo me ligj tjetër (në tekstin e mëtejm: kërkues) dhe
- “Dokument” është çdo shënim i informacionit pa marr parasysh prej formës fizike apo karakteristike, i shkruar apo teskt i shtypur, harta, skice, fotografije, vizatime, materijal punues, si dhe inçizime me zë, magnetike apo elektronike, optike apo videoinçizime në çfarëdo forme, si dhe paisje bartëse për përpunim automatik të të dhënave me memorie të ndërtuara apo bartëse klasifikimin e të dhënave në forma digjitale.
3. Qasje e lirë në informacione
Neni 4
(1) Qasje të lirë në informacione kanë të drejtë të gjith personat juridik apo fizik
(2) Qasje të lirë në informacione kanë të drejtë të gjthë personat e jashtëm judrik apo fizik në pajtueshmëri me këtë apo me ligj tjetër
4. Shpallja e listës
Neni 5
Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik njëherë në vit (në mjetet për informim publik, buletin, ueb faqe) shpall listën e poseduesve të informacioneve me karakter publik dhe të personit përgjegjës të poseduesit të informacioneve.
5 Përjashtim nga qasja e lirë në informacione
Neni 6
(1) Poseduesit e informacioneve mund të refuzojnë kërkesë për qasje në informacione në pajtueshmëri me Ligjin nëse informacioni ka të bëjë me:
(1) Informacioni i cili në bazë të ligjit paraqet informacion të klasifikuar me shkallë përkatëse të fshehtësisë;
(2) E dhënë personale zbulim i së cilës do të thotë lëndim i mbrojtjes të të dhënave personale;
(3) Informacion për punë arkivore i cili është i vërtetuar si informacion në besë
(4) Informacioni dhënia e të cilit do të thoshte lëndim i besueshmërisë të veprimit tatimor;
(5) Informacioni i hasur apo i përbërë për hetim, veprim penal apo kundërvajtëse, për zbatimin e veprimit juridik dhe qytetarë, dhënia e së cilës do të kishte pasoja të dëmshme gjatë kohës së veprimit;
(6) Informacioni, që ka të bëjë me interese komercijale apo ekonomike, duke i kyçur intereset e politikës monetare dhe fiskale dhe dhënia e së cilit do të ketë pasoja të dëmshme në realizimin e funksionit;
(7) Informacion nga dokumenti që është në proces të përgatitjes dhe akoma është lëndë e pajtueshmërisë te poseduesi i informacioneve, zbulim i së cilit do të shkaktonte kuptim të gabuar të përmbajtjes;
(8) Informacion për mbrojtjen e midis jetësorë i cili nuk ka qasje në publik për shkak të mbrojtjes të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësorë;
(9) Informacion i cili i rrezikon të drejtat e pronës industriale apo intelektuale (patent, model, shenjë malli apo shenjë shërbyese, shenjë e vendit të prodhimit).
(2) Informacionet e vërtetuara në paragrafin e këtij neni, bëhen të kapshme kur do të ndalen shkaqet për pakapshmërinë e tyre;
(3) Pas përjashtimit të paragrafit 1 të këtij neni, poseduesit e informacioneve do të lejojnë qasje në informacion, nëse me shpalljen e informacionit të atillë pasojat mbi interesin i cili mbrohet janë më të vogla se interesi publik çka do të arriheshte me shpalljen e informacionit.
5. Qasje e pjesërishme
Neni 7
Nëse dokumenti apo pjesë e tij përmban informacion nga neni 6 paragrafi 1 të këtij Ligji që mund të ndahen nga dokumenti që gjatë asaj të mos rreziikohet sigurimi i tij, poseduesi i informacioneve i ndan ato informacione nga dokumenti dhe e lajmëron kërkuesin për përmbajtjen e pjesës tjetër të dokumentit.
II Person zyrtar për ndërmjetësim me informacione
1 Person zyrtat
Neni 8
(1) Çdo posedues i informacioneve për ndërmjetësim cakton një apo më shum persona zyrtarë gjatë realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione;
(2) Poseduesi i informacioneve është i obliguar që ta informojë publikun për personin zyrtarë për ndërmjetësim me informacione;
(3) Personi zyrtarë për ndërmjetësim me informacione kontakton dhe i jep informacionet e nevojshme dhe kërkuesit e informacioneve i ndihmon për çka vijon evidentim i posaçëm për pranimin e kërkesave për informacione, ruajtja dhe dhënia e informacioneve;
(4) Më shumë posedues të informacioneve së bashku mund të caktojnë një apo më shumë persona zyrtarë për ndërmjetësim gjatë realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione.
III Obligimet e poseduesve të informacioneve
1. Lista e informacioneve
Neni 9
Poseduesit e informacioneve janë të obliguar që rregullisht të udhëheqin dhe të azhurojnë listën e informacioneve me të cilën ata disponojnë dhe t’i shpallin në mënyrë të kapshme për publikun (ueb faqe, tabelë për shpallje etj.)
2. Ndërmjetësim me informacione
Neni 10
(1) Poseduesi i informacioneve është i obliguar që ta informojë publikun për:
- Të dhënat themelore për kontakt me poseduesin e informacionit dhe atë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, numri i fahut, e-mail adresa dhe adresa e ueb faqes;
- Mënyrën e dorëzimit të kërkesës për qasje në informacione;
- Dispozitat të cilat kanë të bëjnë me kompetencën e poseduesit të informacioneve, lidhur me regjistrin e dispozitave të shpallura në tabelën për shpallje;
- Propozim të programeve, strategjive, qëndrimeve, mendimeve, studimeve dhe dokumente tjera të ngjajshme të cilat kanë të bëjnë me kompetencën e poseduesit të informacioneve;
- Të gjitha thirrjet në procesin për furnizimet publike dhe dokumentacionin për tender të vërtetuar me ligj;
- Të dhëna për kompetencat e tij të vërtetuara me ligj;
- Për organizatën dhe shpenzimet e punës, si dhe për dhënien e shërbimeve të qytetarëve në veprimtarinë drejtuese dhe për aktivitetet personale;
- Botimi i buletineve informative dhe formave tjera për informim;
- Ueb faqe për shpalljen e vendimeve, akteve dhe masave me të cilat ndikohet në jetën dhe punën e qytetarëve dhe
- Informacione tjera të cilat dalin nga kompetenca dhe puna e poseduesit të informacioneve.
(2) Çdo posedues i informacionit është i obliguar që të sigurojë qasje pa pagesë në informacionet e paragrafit 1 të këtij neni.
Neni 11
Personat përgjegjës te poseduesit e informacioneve për të siguruar qasje të lirë në informacione janë të obliguar që për kërkuesit të sigurojnë vende për shqyrtim në informacionet e kërkuara, kurse personat zyrtarë për ndërmjetësim me informacione janë të obliguar t’u japin ndihmë gjatë kërkimit të informacioneve në pajtueshmëri me këtë apo ligj tjetër.
IV Procesi për realizimin e të drejtës për qasje të drejtë në informacione
1. Kërkesë verbale apo me shkrim
Neni 12
(1) Kërkuesi qasjen e lirë në informacione mund ta kërkojë në mënyrë verbale, të shkruar apo me shkrim elektronik;
(2) Çdo kërkues në bazë të kërkesës ka të drejtë për qasje në informacionin e poseduesit të informacioneve me të cilat disponon, dhe atë me shqyrtim, përshkrim, fotokopjim apo shkrim elektronik.
2. Kërkim verbal
Neni 13
(1) Nëse kërkuesi kërkon qasje në informacion me kërkesë verbale, poseduesi i informacionit është i obliguar që kërkuesit t’i mundësojë qasje në informacionin, në mënyrë me të cilën kërkuesi dë të ketë kohë të mjaftueshme që të njoftohet me përmbajtjen, për çka poseduesi i informacionit thurr shënim zyrtarë, vetëm nëse ka të bëjë me informacionet e nenit 6 paragrafi 1 të këtij Ligji.
(2) Nëse poseduesi i informacionit përgjigjet pozitivisht në kërkesën nga alinea 1 të këtij neni, menjëherë, e më vonë në afat prej dhjetë ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës mundëson njohjen për përmbajtjen e informacionit të kërkuar në mënyrë që i jep në shqyrtim apo t’i siguron shkrim, fotokopjim apo shkrim elektronik nga informacioni i kërkuar.
(3) Nëse poseduesi i informacionit përgjigjet negativisht në kërkesën, apo nuk mundet menjëherë të përgjigjet në kërkesën, si dhe nëse kërkuesi ka kundërshtim apo të shkruar për mënyrën e njoftimit me informacionin, personi zyrtarë për ndërmjetësim me informacione është i obliguar që për kërkesën të përgatisë shënim zyrtarë në të cilën do të shkruaj të dhënat për kërkuesin, datën e pranimit të kërkesës dhe ta njohtojë kërkuesin për kërkesën e vaçantë, gjegjësisht për informacionin e kërkuar.
(4) Në rastet nga paragrafi 3 të këtij neni procesi i mëtejmë me kërkim verbal vazhdon sikur me kërkesën e shkruar në pajtueshmëri të këtij Ligji.
3. Kërkesë e shkruar
Neni 14
(1) Për kërkesën e shkruar për qasje në informacione vendos poseduesi i informacioneve në procesin e vërtetuar në këtë Ligj
(2) Për çështje të procesit nga paragrafi 1 të këtij neni të cilat nuk janë të rregulluara me këtë Ligj, zbatohen dispozitat nga Ligji për procesin e përgjithshëm juridik.
4. Dorëzimi i kërkesës
Neni 15
(1) Kërkesën për qasje në informacione e dorëzon kërkuesi deri te poseduesi i informacioneve.
(2) Për kërkesën e dorëzuar nga paragrafi 1 të këtij neni në formën elektronike zbatohen dispozitat e këtij apo ligj tjetër.
5. Përmbajtja e kërkesës
Neni 16
(1) Lloji dhe forma e formularit të kërkesës për qasje në informacionet e vërteton Komisioni dhe poseduesi i informacionit është i detyruar që ta sigurojë formularin e kërkuesit.
(2) Kërkesa përmban emrin e poseduesit të informacionit, emrin dhe mbiemrin personal të kërkuesit të informacionit, të dhëna për përfaqësuesin e mundshëm apo për personin e autorizuar, firmën apo personin juridik.
(3) Në kërkesën kërkuesi është i obliguar që të cekë informacionin me të cilën dëshiron të njohtohet dhe në çfarë mënyre dëshiron të njohtohet me përmbajtjen e informacionit të kërkuar (shqyrtim, përshkrim, fotokopjim, shkrim elektronik)
(4) Kërkuesi nuk e ka patjetër që ta arsyetojë kërkesën, por është e nevojshme që të ceket se ka të bëjë për kërkesën për qasje të lirë në informacione.
(5) Nëse sipas lëndës së kërkuar del se ka të bëjë për kërkesë për qasje në informacione në pajtueshmëri në këtë Ligj, poseduesi i informacionit patjetër duhet ta kontrollojë kërkesën në pajtueshmëri me këtë ligj.
6. Plotësim dhe refuzim të kërkesës
Neni 17
(1) Nëse kërkesa nuk është e kompletuar dhe për atë shkak poseduesi iinformacionit nuk mund që të veprojë, ai nga kërkuesi i informacionit do të kërkojë që ta plotësojë kërkesën me cekjen e pasojave nës ai atë nuk e bën. Kërkuesi është i obliguar që ta plotësojë kërkesën në afat treditorë nga dita e lajmërimit për nevojën e plotësimit të kërkesës, gjegjësisht në afat prej tre ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për nevojën e plotesimit të kërkesës.
(2) Personi zyrtarë i caktuar për ndërmjetësim me informacione është i obliguar që kërkuesit t’i japë ndihmë përkatëse gjatë plotsimit të kërkesës.
(3) Nëse kërkuesi nuk vepron në pajtueshmëri me paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni, poseduesi i informacionit me përmbyllje do të konstatojë se kërkesa është e tërhequr.
(4) Nëse kërkesa edhe pas potësimit nuk i plotëson kushtet e nenit 16 të këtij Ligji dhe për atë poseduesi i informacioneve nuk mund ta shqyrtojë kërkesën, posedusi i informacioneve do të sjellë vendim me të cilën do ta hedh poshtë kërkesën.
7. Ridërgimi i kërkesës
Neni 18
(1) Nëse poseduesi i informacioneve i cili e ka pranuar kërkesën nuk disponon menjëherë me informacionin e kërkuar, më së vonë në afat prej dhjetë ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, është i obliguar që t’ia ridërgojë kërkesën poseduesit të informacioneve i cili sipas përmbajtjes së kërkesës është posedues i informacionit dhe për atë do ta njohtojë kërkuesin.
(2) Afati për marrjen e informacionit fillon të rrjedhë nga dita e marrjes së informacionit së kërkesës te poseduesi i informacionit të cilit iu është ridërguar kërkesa nga paragrafi 1 i këtij Ligji.
Neni 19
Procesin e kërkesës për qasje në informacione me karakter publik te poseduesi i informacioneve e zbaton personin zyrtarë nga neni 8 i këtij Ligji.
8. Veprimi me kërkimin
Neni 20
(1) Nëse poseduesi i informacionit përgjigjet pozitivisht në kërkesën, për atë do të përgatisë proçes verbal.
(2) Nëse poseduesi i informacionit do ta refuzojë kërkesën pjesërisht apo tërësisht, për atë do të sjellë vendim.
(3) Në rastet e paragrafit 2 të këtij neni, vendimi duhet të përmbajë arsye për shkaqet se pse është refuzuar kërkesa.
(4) Nëse poseduesi i informacionit në afatin e vërtetuar në nenin 21 të këtij Ligji nuk i mundëson kërkuesit qasje në informacionin dhe nëse nuk sjell dhe nuk i dorëzon kërkueit vendim nga paragrafi 2 të këtij neni, llogaritet se kërkesa është e refuzuar ku do të mund të dërgohet ankesë.
Neni 21
(1) Poseduesi i informacioneve është i obliguar që menjëherë të përgjigjet në kërkesën e kërkuesit, dhe më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
(2) Poseduesi i informacionit e jep në formën e kërkuar, vetëm nëse informacioni i kërkuar tanimë ekziston në formë të shkruar prej më parë dhe nëse është e kapshme për publikun dhe nëse është më së miri që informacioni të dorëzohet në formë tjetër, për çka poseduesi i informacionit e arsyeton shkakun për mënyrën e këtillë të dorëzimit.
9. Zgjatja e afatit për dorëzimin e informacionit të kërkuar
Neni 22
(1) Nëse poseduesit të informacionit i nevojitet kohë më e gjatë prej afatit të vërtetuar në nenin 21 të këtij Ligji që të mund të mundësojë çasje të pjesërishme në informacionin, në pajtueshmëri me nenin 7 të këtij Ligji apo për shkak të formës së dokumentit të kërkuar mund të zgjatet afati, por më së shumti deri në 40 ditë nga dita e pranimit të kërkesës.
(2) Për zgjatjen e afatit nga paragrafi (1) të këtij neni, si dhe për arsyetimin e shkaqeve për afatzgjatje, poseduesi i informacionit është i obliguar që në formë të shkruar ta njohtojë kërkuesin, më së voni në afat prej tre ditësh para skadimit të afatit nga neni 21 të këtij ligji.
(3) Kërkuesi i informacionit ka të drejtë që të dorëzojë ankesë në Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për çasje të lirë në informacione me karakter publik, në afat prej tetë ditësh, nëse poseduesi i informacionit nuk vepron në afatin e alinesë 1 të këtij neni.
10. Kërkesa të përgjigjura
Neni 23
Poseduesi i informacionit është i obliguar që ta lajmërojë kërkuesin e informacionit në bazë të kërkesës për çasje në informacione nëse në kërkesën është përgjigjur pozitivisht në kërkesën e njejtë apo të ngjashjme të të njejtit person në afat prej gjashtë muajsh para ditës së pranimit të kërkesës.
11. Dorëzimi i përgjigjes për informacionin e kërkuar
Neni 24
(1) Nëse poseduesi i informacionit në kërkesën përgjigjet pozitivisht, menjëherë kërkuesit i mundëson njohjen me përmbajtjen e informacionit të kërkuar dhe atë me shqyrtim, fotokopje apo me shkrim elektronik.
(2) Nëse kërkuesi kërkon që ti jepet informacioni në shqyrtim, poseduesi i informacionit është i obliguar që ti mundësojë shqyrtim në atë mënyrë çka kërkuesi do të ketë kohë të mjaftueshme që të njoftohet me përmbajtjen e informacionit.
(3) Nëse, si rezultat i informacionit të kërkuar, del kërkesë për informacion plotësues lidhur me dokumentet të cilat i posedon poseduesi i informacionit, kërkuesi dorëzon kërkesë të re, në pajtueshmëri me nenet 15 dhe 16 të këtij ligji, sëbashku me përgjigjen që tanimë e ka marur.
(4) Nëse kërkuesi mendon se informacioni të cilin e ka marur nuk është informacioni të cilin e ka shënuar në kërkesë, mund të kërkojë nga poseduesi që ti mundësohet njohje me informacionin të cilin e ka shënuar në kërkesë më së voni në afat prej dhjetë ditësh pas pranimit të kërkesës tjetër te poseduesi i informacionit.
12. Gjuha në të cilën dorëzohet kërkesa
Neni 25
Kërkuesi kërkesën e dorëzon te poseduesi i informacionit në gjuhë maqedone dhe në fletën e tij qirilike, kurse kërkuesi icili e flet gjuhën zyrtare ndryshe prej prej gjuhës dhe letrës maqedonase, kërkesën mund ta dorëzojë edhe ne gjuhën zyrtare të cilën e përdor në pajtueshmëri me ligj.
13. Rrefuzimi dhe lajmërimi për kërkesën
Neni 26
(1) Poseduesi i informacionit në tërësi apo pjesërisht mund ta rrefuzojë kërkesën, nëse vërteton se informacioni i kërkuar është kërkesë e nenit 6 paragrafit (1), kurse gjatë asaj duke pasur parasysh edhe nenin 6 paragrafi 3 të këtij ligji.
(2) Nëse kërkesa ka të bëjë me informacion me të cilin nuk disponon poseduesi apo nëse informacioni i kërkuar tanimë është shpallur në pajtueshmëri me nenet 18 dhe 23 të këtij ligji, kërkuesi lajmërohet në formë të shkruar.
14. Të drejtë në mbrojtje juridike
Neni 27
Të drejtë në mbrojtje juridike në pajtueshmëri me këtë ligj kërkuesi i cili ka dorëziar kërkesë me shkrim për çasje në informacione.
15. Procesi për ankesë
Neni 28
(1) Kundër vendimit me të cilin poseduesi i informacionit e ka refuzuar kërkesën, kërkuesi ka të drejtë në ankesë me afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për çasje të lirë në informacione me karakter publik.
(2) Kërkuesi ka të drejtë të dorëzojë ankesë në Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për çasje të lirë në informacione me karakter publik kur poseduesi i informacionit nuk ka vepruar në pajtueshmëri me nenet 20 paragrafi 4, 24 paragrafi 4 dhe 26 paragrafi 1 nga ky ligj në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të aktit.
(3) Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për çasje të lirë në informacione me karakter publik vendos për ankesën e kërkuesit në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të ankesës.
(4) Procesi për ankesën nga paragrafi 2 të këtij neni zbatohet sipas dispozitave të Ligjit për procesin e përgjithshëm drejtues.
V. SHPENZIME PËR NDËRMJETSIM TË INFORMACIONEVE
Neni 29
(1) Inspektimi në kërkesën e kërkuar është pa pagesë.
(2) Kërkuesi i informacionit për shkrimin e fituar, kopjen ose shkrimin elektronik të informacionit, paguan varësisht nga shpenzumet materijale.
(3) Qeveria e Republikës së Maqedonisë në propozim të Ministrisë për financa do të sjellë aktin me të cilin do të caktohet pagesa për shpenzimet materijale për informacionin e dhënë nga poseduesit e informacioneve.
(4) Poseduesi i informacionit shumën e kompenzimit nga paragrafi 3 të këtij Ligjie shpall në mënyrë përkatëse (në buletin zyrtarë të poseduesit të informacionit, ueb faqe, tabelë për ashpallje etj.) dhe ia jep në shqyrtim çdo kërkuesi para dorëzimit të kërkesës.
(5) Nëse kërkesa ka të bëjë me informacion me vëllim të madh, poseduesi i informacionit mund të kërkojë që kërkuesi ta japë prej më parë kompenzimin për mbulimin e shpenzimeve për marrjen e informacionit.
VI. KOMISIONI PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
1. Statusi i Komisionit
Neni 30
(1) Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik (në tekstin e mëtejmë: Komisioni është i pavarur në punën e tij dhe në sjelljen e vendimeve në pajtueshmëri me kompetencat të vërtetuara me këtë Ligj.
(2) Mjetet për punë në Komision sigurëhen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Selia e Komisionit është në Shkup. Komisioni për punën e tij përgjigjet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ku dhe e dorëzon Raportin vjetorë për punën e tij.
2. Përbërja, emërim dhe shkarkim i Komisionit
Neni 31
(1) Komisioni është i përbërë prej pesë anëtarëve një ndër ata është kryetar, kurse tjetri zëvendës i kryetarit. Mandati i anëtarëve është pesë vjet me të drejtë që përsëri të kandidojë në zgjedhje. Kryetari dhe zëvendësi i kryetarit funksionin e tyre e kryejnë profesionalisht.
(2) Në propozim të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë kryetarin, zëvendësin e kryetarit dhe anëtarin e Komisionit i cili është përfaqësues i sektorit joqeveritar i emërton dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për periudhën prej pesë vitesh me të drejtë që përsëri të kandidojë në zgjedhje.
(3) Dy anëtarë të Komisionit nga rendi i shërbimit profesional të Komisionit në propozim të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë i emërton dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për periudhë prej pesë vitesh me të drejtë që përsëri të kandidojë në zgjedhje.
(4) Kryetari i Komisionit e përfaqëson, paraqet dhe e udhëheq punën e Komisionit.
(5) Për kryetar dhe zëvendëskryetari të Komisionit, si dhe anëtar i cili është përfaqësues nga sektori joqeveritar mund të jetë i emërtuar person shtetas i Republikës së Maqedonisë, i cili kënaq autoritet dhe është i theksuar në lëminë e informimit dhe çasjes në informacionet me karakter publik.
(6) Kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Komisionit në kohëzgjatjen e mandatit të tyre nuk mund të kryejnë obligime në organet e partive politike.
(7) Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i shkarkon nga detyra kryetarin, zëvendësin dhe anëtarin e Komisionit para skadimit të mandatit në propozim të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, nëse atë vet e kërkon, në rast të sëmundjes për shkaq të së cilës nuk do të jetë në gjendje që ti kryejë detyrat e veta ose kur punën në të kundërtën me dispozitat e këtij ligji.
(8) Nëse anëtarit të Komisionit apo zëvendësit të tij i ndërpritet funksioni në bazë të paragrafit (7) nga ky nen para skadimit të mandatit, me propozim të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë emërton anëtar të ri me mandat të ri në Komision.
3. Kompetenca e Komisionit
Neni 32
Komisioni i kryen detyrat që vijojnë:
- vendos me ankesa kundër vendimit dhe përmbylljes me të cilin poseduesi i informacionit e ka rrefuzuar kërkesën për çasje në informacionet e kërkuesve të informacioneve;
- kujdeset për zbatimin e dispozitave të këtij ligji;
- përgatit dhe shpall listën e poseduesve të informacioneve;
- jep mendime për propozimet e ligjeve me të cilat rregullohet çasje e lirë në informacione;
- ndërmerr aktivitete në planin për edukim të poseduesve të informacioneve që kërkuesve tu mundësoj çasje të lirë në informaconet me të cilat ata disponojnë;
- bashkëpunon me poseduesit e informacioneve në kuadër të realizimit të të drejtës për çasje të lirë në informacione;
- jep propozime për mjetet e nevojshme për punë në Komision gjatë përgatitjes së Buxhetit të Republikës së Maqedonisë;
- sjell Rregullore për punën e tij;
- përgatit raport vjetor për punën e tij dhe e dorëzon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
- zbaton punë të bashkpunimit ndërkombëtar lidhur me zbatimin e obligimeve ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë, pjesëmarrje në zbatimin e projekteve të organizatave ndërkombëtare dhe bashkëpunon me organet dhe institucionet e vendeve tjera nga lëmia e çasjejs së lirë në informacionet me karakter publik;
- sjell statut, si dhe akte tjera me të cilat e rregullon mënyrën dhe organizimin e Komisionit dhe
- zbaton edhe punë tjera të vërtetuara me këtë dhe ligj tjetër.
4. Mënyra e punës
Neni 33
Komisioni punët që janë nën kompetencën e tij i kryen në mbledhje. Mënyra e punës dhe vendosja rregullohen me Statut, për të cilën pajtueshmëri jep Kuvendi i Republikës së Maqedonsië
5. Shërbimi profesional
Neni 34
Punët drejtuese, profesionale dhe punët tjera administrativo – teknike të Komisionit i kryen shërbimi profesional me të cilat udhëheq udhëheqësi, të cilin e emërton dhe shkarkon Komisioni.
6. Mbrojtje gjyqësore
Neni 35
Kundër vendimit të Komisionit mund të dorëzohet ankesë për ngritjen kontestit administrativ në gjyqin kompetent.
VII. INFORMIMI I PUBLIKUT NË LIDHJE ME ÇASJEN E LIRË NË INFORMACIONE
Neni 36
(1) Poseduesit e informacioneve e njohtojnë publikun me mënyrën dhe kushtet për çasje në informacione.
(2) Poseduesit e informacioneve për zbatimi në dispozita të këtij ligji bashkëpunojnë me poseduesit e informacioneve dhe me Komisionin.
VIII. RAPORT VJETOR
Neni 37
(1) Personi kopmetent apo përgjegjës i poseduesit të informacioneve është i detyrauar që të përgatisë raport vjetor për zbatimin e këtij ligji dhe ta dorëzojë në Komisionin deri më 31 janar të vitit që vijon për vitin e kaluar.
(2) Raporti i pragfrafit 1 të këtioij neni përmban:
- Të dhëna për personat zyrtarë të obliguar për ndërmjetësim me informacione të poseduesti e informacioneve;
- Numri i kërkesave të dorëzuara;
- Numri i përgjigjeve pozitive të kërkesave;
- Numri i kërkesave tël refuzuara me cekjen e shfaqjeve për çdo kërkesë të refuzuar;
- Numri i kundërshtimeve dhe vendimeve, me përshkrim të vendimit si dhe me cekjen e shkaqeve për vendimin e sjellur në rast të refuzimit të sërishëm të informacionit të kërkuar;
- Numri i kontesteve administrative kundër vendimit final apo në rast heshtjeje të poseduesit të informacioneve dhe
- Numri dhe lista e vendimeve të sjellura gjygjësore ku ankeasa e kërkuesit në kontestin administrativ është zgjedhur pozitivisht, si dhe cekja e shkaqeve në të cilat bazohet vendimi i gjygjit kompetent.
(3) Komisioni përgatit Raport të përbashkët për zbatimin e këtij Ligji në bazë të të dhënave të fituara nga raportet e poseduesve të informacioneve dhe deri më 31 mars në vitin vijues për vitin e kaluar e dorëzonnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
(4) Raporti i paragrafit 3 të këtij neni pas shqyrtimit dhe pranimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, shpallet në mjetet për informim publik (buletin, ueb faqe).
Neni 38
Nga përgjegjësia lirohet i punësuar në administratën shtetërore i cili do të japë informacion të mbrojtur, përderisa ai është me domethënie për zbulimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe sjellje korruptive, si dhe për ndalimin kanosjet serioze për shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe rrezimikim e mjedisit jetësorë.
IX. DISPOZITA NDËSHKUESE
Neni 39
Me gjobë do të dënohet prej 30.000 deri më 50.000 denarë për kundërvajtje, gjegjësisht personi zyrtarë te poseduesi i informacionit i cili nuk do të japë informacion me karakter publik në pajtueshmëri me dispozitat e këtij Ligji.
Neni 40
Me gjobë do të dënohet prej 30.000 deri më 50.000 denarë për kundërvajtje, gjegjësisht personi zyrtarë te poseduesi i informacionit i cili do të japë të dhëna në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 1 të këtij Ligji, i cili dë të rrefuzojë apo të lejojë qasje nëinformacion në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji, dhe për këtë shkak është bërë dëm për kërkuesin, për publikun apo interesin me të cilin mbrohet me atë informacion.
Neni 41
Me gjobë do të dënohet prej 20.000 deri më 40.000 denarë për kundërvajtje, personi zyrtarë te poseduesi i informacionit i cili nuk do të caktojë person zyrtarë kompetent për ndërmjetësim gjatë realizimit të të drejtës në qasjes së lirë në informacione (neni 8).
Neni 42
Me gjobë do të dënohet prej 20.000 deri më 50.000 denarë për kundërvajtje, personi zyrtarë te poseduesi i informacionit i cili nuk do ta udhëheqë dhe azhurojë evidentimin e informacioneve me të cilat ai disponon dhe nuk do t‘i shpallë në mënyrë përkatëse të kapshme për kërkuesin, në pajtueshmëri me nenin 9 të këtij Ligji.
Neni 43
(1) Me gjobë do të dënohet prej 20.000 deri më 40.000 denarë për kundërvajtje, personi përgjegjës te poseduesi i informacioneve nëse nuk siguron për kërkuesit ambient për shqyrtim në informacionet e kërkuara (neni 11).
(2) Me gjobë prej 20.000 deri më 50.000 denarë do të dënohet për kundërvajtje personi zyrtarë për ndërmjetësim me informacione te poseduesi i informacioneve nëse kërkuesve nuk iu jep ndihmë gjatë kërkesës së informacioneve në pajtueshmëri me këtë Ligj (neni 11).
Neni 44
(1) Me gjobë prej 20.000 deri më 50.000 denarë do të dënohet për kundërvajtje personi zyrtarë për ndërmjetësim me informacione te poseduesi i informacioneve përderisa në afatin e paraparë të papbazë nuk e ndërmjetëson informacionin (neni 21).
(2) Me gjobë prej 20.000 deri më 50.000 denarë do të dënohet për kundërvajtje personi te poseduesi i informacionit i cili në procesin për ankesë nuk do të dorëzojëapo do të ndërpresë shqyrtim në dokumentin nga ana e Komisionit (neni 32).
Neni 45
Me gjobë prej 5000 deri 30.000 denarë do të dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës te poseduesi i informacionit i cili nuk do të përgatisë Raport vjetorë për zbatimin e këtij Ligji dhe nëse i njejti nuk do ta dorëzojë në Komision (neni 37).
X. DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDUESE
Neni 46
Dispozita nënligjore e nenit 1 paragrafit 3 të këtij Ligji, do të sjellet në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Neni 47
Qeveria e Republikës së Maqedonisë aktin e nenit 29 paragrafi 3 të këtij Ligji do ta sjellë në afat prej katër muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Neni 48
Poseduesit e informacioneve do të caktojnë personat zyrtarë për ndërmjetësim me informacione nga neni 8 i këtij Ligji në afat prej katër muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Neni 49
(1) Kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Komisionit emërtohen në afat prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
(2) Agjencioni për informacione ndërprenë me punën.
(3) Komisioni i merr të punësuarit nga Agjencioni për informacione në Shërbimin profesional të Komisionit në afat prej 60 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
(4) Komisioni i merr kushtet materijale, teknike dhe kushtet tjera të domosdoshme për zbatimin e këtij Ligji nga Agjencioni për informacion në afat prej 60 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
(5) Komisioni në afat prej tre muajsh nga hyrja e këtij Ligji në fuqi dë t’i sjell aktet nënligjore.
(6) Komisioni në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sektorin joqeveritarë dhe me përkrahje të organizatave ndërkombëtare në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja e këtij Ligji në fuqi do të zbatojë trajnim për personat përgjegjës për ndërmjetësim të këtij Ligji.
Neni 50
Ky Ligj hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Repunblikës së Maqedonisë”, kurse do të zbatohet nga 1 shtator të vitit 2006.
* * *
LIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 86/08 nga 14.07.2008
Neni 1
Në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gayeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 13/2006) titulli Kreu IX nryshohet dhe quhet: “Dispozita ndëshkuese”.
Neni 2
Nën nenin 39 fjalët: “Me gjobë prej 30.000 deri më 50.000 denarë do të dënohet për ndëshkim” ndërrohen me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 500 deri 800 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Neni 3
Nën nenin 40 fjalët: “Me gjobë prej 30.000 deri 50.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 500 deri 800 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Neni 4
Nën nenin 41 fjalët: “Me gjobë prej 20.000 deri 40.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 400 deri 700 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Neni 5
Nën nenin 42 fjalët: “Me gjobë prej 20.000 deri 50.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 400 deri 800 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Neni 6
Nën nenin 43 paragrafi 1 fjalët: “Me gjobë prej 20.000 deri 40.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 400 deri 700 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Nën paragrafin 2 fjalët: “Me gjobë prej 20.000 deri 50.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 400 deri 800 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Neni 7
Nën nenin 44 paragrafin 1 fjalët: “Me gjobë prej 20.000 deri 50.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 400 deri 800 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Nën paragrafin 2 fjalët: “Me gjobë prej 20.000 deri 50.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 400 deri 800 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Neni 8
Nën nenin 45 fjalët: “Me gjobë prej 5000 deri 30.000 denarë do të dënohet me fjalët: “Gjobë me lartësi prej 100 deri 500 euro në kundërvlerë për ndëshkim do të dënohet me”.
Neni 9
Ky Ligj hyn në fuqi në ditën e tetë prej ditës së shpalljes në “Gazetën zyrtare” të Republikës së Maqedonisë.
* * *
Në bazë të nenit 75 paragrafet 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kryetari i Republikës së Maqedonisë dhe kryetari i i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë japin
D E K R E T
PËR SHPALLJEN E LIGJIT PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË LIGJIT PËR QASJE NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
Shpallet Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, të cilin e solli Kuvendi i R.M.-së në mbledhjen e mbajtur më 12 janar të vitit 2010.
Nr. 07-120/1 Kryetar i R.M.-së
12 janar 2010 Gjorge Ivanov
Shkup
Kryetar
i Kuvendit të RM-së
Trajko Veljanoski
LIGJI
PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË LIGJIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
Neni 1
Në Ligjin për qasje të lirë në infomracione me karakter publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 13/2006 dhe 86/2008), në nenin 1 paragrafi 1 ndryshohet dhe është:
“Me këtë ligj rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura për realizimin e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik me të cilat disponojnë organet e pushtetit shtetëror dhe organet e organizatat tjera të vërtetuara me ligj, organet e komunave, qyteti i Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, entet dhe shërbimet publike, ndërmarrjet publike, persona juridik dhe fizik të cilët kryejnë autorizime publike, të vërtetuara me ligj (në tekstin e mëtejmë: posedues të informacioneve)”.
Neni 2
Në nenin 3 alinetë 1 dhe 2 ndryshohen dhe janë:
“ - Posedues të infomracioneve” janë organet e pushtetit shtetëror dhe organe e organizata tjera të vërtetuara me ligj, organet e komunave, qyteti i Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, entet dhe shërbimet publike, ndërmarrjet publike, personat fizik dhe juridik të cilët kryejnë autorizime publike, të vërtetuar me ligj,
- “Informacion me karakter publik” është informacion i çfarëdo lloji të formës të cilin e ka krijuar apo me të cilin disponon poseduesi i informacionit në pajtueshmëri me kompetencat e tij (në tekstin e mëtejmë: Informacion)”.
Pas alinesë 4 shtohen dy aline të reja 5 dhe 6, të cilat janë:
“Personi zyrtar” është person i punësuar tek poseduesi i informacioneve i caktuar me akt të personit përgjegjës, i cili ndërmjetëson me informacionet me karakter publik të cilat i ka krijuar apo me të cilat disponon poseduesi i informacioneve në pajtueshmëri me kompetencat e tij dhe
“Testi i dëmit” është procedurë e patjetërsueshme të cilën e zbaton poseduesi i informacionit, para se ta marrë qasjen në pajtueshmëri me nenin 6 të këtij ligji, e me të cilat i kontrollon pasojat në bazë të interesit i cili mbrohet, gjegjësisht interesi publik i cili do të arrihej me shpalljen e informacionit”.
Neni 3
Në nenin 5 fjala “përgjegjës” ndryshohet me fjalën “zyrtar”.
Neni 4
Në nenin 6 paragrafi (1) pika 8 fshihet.
Pika 9 bëhet pika 8.
Paragrafi (3) ndryshohet dhe është:
“Pas përjashtimit të paragrafit (1) të këtij neni poseduesit e informacioneve do të lejojnë qasje në informacion, pas zbatimit testit të patjetërsueshëm të dëmit me të cilin do të vërtetohet se me shpalljen e infomracionit të tillë pasojat mbi interesin me të cilin mbrohet janë më të vogla se interesi publik i vërtetuar me ligj me çka do të arrihej me shpalljen e infomracionit”.
Neni 5
Në nenin 10 paragrafi (1) alinea 4 pas fjalëve: “kanë të bëjnë” shtohen fjalët “aktet e”.
Në alinenë 6 fjala “për” ndryshohet me fjalën “prej”.
Pas paragrafit (2) shtohet paragraf i ri (3), i cili është:
“(3) Si mënyra për informimin e publikut për punën e vet, poseduesit e informacioneve nevojitet:
- që ti shpallin aktet ligjore dhe nënligjore në ueb faqen oficiale të institucionit,
- të japin shpallje tek publiku për punë të ndërmarra nga ana e tyre në pajtueshmëri me kompetencat ligjore,
- të shpallin të dhëna statistike për punën e tyre,
- ti shpallin raportet për punën të cilat i dorëzojnë në organet kompetente për zbatimin e kontrollit dhe mbikqyrje dhe
- në mënyrë tjetër të paraoparë me ligj që ti bëjnë të kapshme të gjitha infomracionet me karakter publik”.
Neni 6
Në nenin 13 paragrafi (2) fjala “dhjetë” ndryshohet me fjalën “pesë”.
Në paragrafin (3) fjalët “vërejtje zyrtare” ndryshohen me fjalën “përmbyllje”.
Pas paragrafit (3) shtohet paragraf i ri(4), i cili thotë:
“(4)Kundër përmbylljes të paragrafit (3) të këtij neni, kërkuesi i informacionit ka të drejtë në ankesë tek Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik”.
Paragrafi (4) bëhet paragrafi (5).
Neni 7
Në nenin 16 paragrafi (1) fjalët “Lloji dhe” fshihen.
Pas paragrafit (1) shtohet paragraf i ri (2), i cili thotë:
“(2) Kërkesa dorëzohet në formularin e paragrafit (1) të këtij neni apo në formë dhe mënyrë tjetër në pajtueshmëri me nenin 12 paragrafi (1) të këtij ligji”.
Në paragrafin (4) i cili bëhet paragrafi (5) fjalët: “nuk duhet” ndryshohen me fjalët “nuk e ka patjetër”.
Paragrafet (2), (3) dhe (5) bëhen paragrafe (3), (4) dhe (6).
Neni 8
Në titullin e pikës 6 para nenit 17 fjalët: “dhe rrefuzim” fshihen.
Neni 9
Në nenin 17 në paragrafin (3) shtohet paragraf i ri (4) i cili thotë:
“(4) Kundër përmbylljes për ndalim të procedurës lejohet ankesë tek Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik”.
Pas paragrafit (4) i cili bëhet paragrafi (5) shtohet paragraf i ri (6), i cili thotë:
“(6) Kundër vendimit për hedhjen e kërkesës lejohet ankesë tek Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik”.
Neni 10
Në nenin 18 paragrafi (1) fjala “dhjetë” ndryshohet me fjalën “tre”.
Neni 11
Në nenin 21 paragrafi (2) pas fjalëve: “nëse është e dëshirueshme” shtohen fjalët: “për kërkuesin”.
Neni 12
Në nenin 22 paragrafi (3) ndryshohet dhe thotë:
“nëse poseduesi i informacionit nuk vepron në afatin e paragrafit (1) të këtij neni, kërkuesi i infomracionit mund të dorëzojë ankesë tek Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik”.
Neni 13
Në nenin 24 pas paragrafit (4) shtohet paragraf i ri (5), i cili thotë:
“(5) nëse poseduesi i infomracionit nuk përgjigjet përsëri në kërkesën e kërkuesit të infomracionit, pas skadimit të afatit të vërtetuar me paragrafin (4) të këtij neni, kërkuesi i infomracionit mund të dorëzojë ankesë tek Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik”.
Neni 14
Në nenin 26 paragrafi (2) fjalët: “ Kërkuesi lajmërohet me letër” ndryshohen me fjalët: “poseduesi i infomracionit me përmbyllje do ta ndërprejë procedurën”.
Pas paragrafit (2) shtohet paragraf i ri (3), i cili thotë:
(3) Kundër përmbylljes nga paragrafi (2) të këtij neni, kërkuesi i infomracionit mund të dorëzojë ankesë tek Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik.
Neni 15
Në nenin 28 paragrafi (2) pas fjalës “ligj” vehet pikë dhe fjalët deri në fund të fjalisë fshihen.
Paragrafi (4) ndryshohet dhe thotë:
“Nëse Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik në afatin e paragrafit (3) të këtij neni nuk sjell vendim për ankesën e kërkuesit kundër vendimit të shkallës së parë, e nuk e sjell as në afat prej shtatë ditëve pas rikërkesës, kërkuesi mund të ngrejë kontest administrativ”.
Neni 16
Në nenin 30 paragrafi (1) ndryshohet dhe thotë:
“Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik (në tekstin e mëtejmë: Komisioni) është organ shtetëror i pavarur, i cili punon dhe sjell vendime në pajtueshmëri me kompetencat e vërtetuara me këtë ligj”.
Pas paragrafit (2) shtohet paragraf i ri (3), i cili thotë:
“(3) Komisioni ka cilësinë e personit juridik”.
Neni 17
Neni 31 ndryshohet dhe thotë:
“(1) Komisioni është i përbërë prej kryetarit, zëvendësit të tij dhe tre anëtarë, të cilët funksionin e kryejnë në mënyrë profesionale me mandat prej pesë vjetëve dhe me të drejtë në rizgjedhje.
(2) Kryetarin, zëvendësin dhe anëtarët i emëron dhe shkarkon Kuvendi i RM-së, me propozimin e Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe të emërimeve.
(3) Kuvendi i RM-së, shpall konkurs publik për zgjedhjen e kryetarit, zëvendësit dhe anëtarëve të Komisionit. Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve i Kuvendit të RM-së, përgatit propozim – listë të kandidatëve për kryetar, zëvendës dhe anëtarë të Komisionit dhe ia parashtron Kuvendit të RM-së.
(4) Kryetar i Komisionit emërohet personi shtetas i RM-së, me arsim të lartë, gjashtë vjet përvojë pune në sferën e informimit dhe çështjeve juridike, si dhe të mos jetë anëtar i organit të partisë politike.
(5) Zëvendëskryetar i Komisionit emërohet personi shtetas i RM-së, me arsim të lartë, gjashtë vjet përvojë pune, nga të cilat tre vjet në sektorin joqeveritar dhe të mos jetë anëtar i organit të partisë politike.
(6) Anëtar i Komisionit emërohet personi shtetas i RM-së, me arsim të lartë, pesë vjet përvojë pune në sferën e informimit dhe punëve juridike dhe të mos jetë anëtar i organit të partisë politike.
(7) Kryetari e udhëheq, e përfaqëson dhe e prezanton Komisionin.”
Neni 18
Pas nenit 31 shtohet nen i ri 31-a, si vijon:
“Neni 31-a
(1) Funksioni i Kryetarit, zëvendësit dhe anëtarit të Komisionit u përfundon para skadimit të mandatit:
- nëse pushon njëri nga kushtet e përckatuara në nenin 31 të këtij ligji,
- me kërkesë personale,
- për shkak të plotësimit të kushteve për pension sipas pleqërisë, të përcaktuara me ligj,
- për shkak t[ vdekjes,
- nëse në aktvendim të plotfuqishëm i është shqiptuar ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
- nëse me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor është i dënuar me dënim me burg prej mbi gjashtë muajsh dhe
- nëse Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i Kuvendit të RM-së, e vërteton propozimin për shkarkimin e kryetarit, zëvendësit të tij ose anëtarit të Komisionit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe pa përgjegjësi të funksionit, në bazë të propozimit që e ka miratuar Komisioni me shumicë votash.
(2) Nëse kryetarit, zëvendësit të tij ose anëtarit të Komisionit, u pushon funksioni para skadimit të mandatit në pajtim me paragrafin (1) të këtij neni, në afat prej tre muajsh zgjidhet kryetari, zëvendësi dhe anëtari i Komisionit, në pajtim me nenin 31 të këtij ligji.
(3) Mandati i personave nga paragrafi (2) i këtij neni, zgjat deri në skadimin e mandatit të Komisionit”.
Neni 19
Në nenin 32 alineja 11 fjalët: “statut, si dhe të tjera” shlyhen.
Pas alinesë 11 shtohet alineja e re 12, si vijon:
“- e bën promovimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.”
Neni 20
Në nenin 33 para fjalës “Komisioni” vihet numri “(1)”, ndërsa fjalia: “Mënyra e punës dhe vendosjes rregullohen me Statut për të cilin jep pëlqim Kuvendi i RM-së” shlyhet.
Pas paragrafit (1) shtohet paragraf i ri (2), si vijon:
“(2) Komsioni punon dhe vendos me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve”.
Neni 21
Titulli i pikës 5 ndryshohet si vijon: “Sekretariati”.
Neni 22
Neni 34 ndryshohet si vijon:
“(1) Për kryerjen e punëve profesionale, administrative dhe teknike të Komisionit, formohet Sekretariati si shërbim profesional i Komisionit.
(2) Me sekretariatin udhëheq Sekretari i përgjithshëm, të cilin e emëron dhe shkarkon Komisioni.
(3) Sekretari i përgjithshëm dhe të punësuarit në Sekretariat, e kanë statusin e nëpunësve shtetëror”.
Neni 23
Në nenin 35 fjala “kompetente” zëvendësohet me fjalën “administrative”.
Neni 24
Në nenin 37 paragrafi (2) ndryshohet, si vijon:
“Raporti nga paragrafi (1) i këtij neni, përmban:
- të dhëna për personat zyrtar të obliguar për ndërmjetësim me informacione tek poseduesit e informacioneve,
- numrin e kërkesave të dorëzuara,
- numrin e kërkesave me përgjigje pozitive,
- numrin e kërkesave të refuzuara me shënimin e shkaqeve përsecilën kërkesë të refuzuar,
- numrin e kërkesave të dorëzuara kundër vendimeve të shkallës së parë (aktvendimeve dhe konkluzioneve) të poseduesve të infomracioneve, me përshkrim të vendimit si dhe me shënimin e shkaqeve për vendimin e miratuar, në rast të refuzimit të përsëritur të informacionit të kërkuar,
- numrin e ankesave të miratuara me vendim të Komisionit,
- numrin e vendimeve të ndryshuara të shkallës së parë, pas veprimit të Komisionit,
- numrin e ankesave të refuzuara nga Komisioni dhe shkaqet për refuzimin e tyre,
- numrin e ankesave të hedhura poshtë nga Komsioni dhe shkaqet për hedhjen e tyre,
- numrin e rasteve të heshtjes së Komisionit,
- numrin e kërkesave për ngritje të procedurës për kundërvajtje dhe procedurave të ngitura për kundërvajtje,
- numrin dhe llojin e sanksioneve të shqiptuara për kundërvajtje,
- numrin e kontesteve të ngritura administrative, kundër vendimit përfundimtar të Komsionit dhe
- numrin dhe listën e vendimeve të miratuara gjyqësore, në të cilat padia e kërkuesit në kontestin administrativ është zgjidhur pozitivisht, si dhe paraqitjen e shkaqeve në të cilat bazohet vendimi i gjykatës kompetente”.
Neni 25
Në nenin 38 fjalët: “në administratën shtetërore” zëvendësohen me fjalët: “te poseduesi i informacioneve”.
Neni 26
Titulli i Kapitullit IX ndryshohet si vijon: “IX DISPOZITAT PËR KUNDËRVEJTJE”.
Neni 27
Neni 39 ndryshohet, si vijon:
“Gjobë në shumë prej 1 000 deri në 2 000 euro me kundërvlerë në denarë, për kundërvajtje do t’i kumtohet personit përgjegjës te poseduesi i informacioneve, nëse nuk vepron në pajtim me nenet 2 paragrafi (2) dhe 6 paragrafi (3) të këtij ligji.”
Neni 28
Neni 40 ndryshohet, si vijon:
“Gjobë në shumë prej 1 000 deri në 1 500 euro me kundërvlerë në denarë, do t’i kumtohet për kundërvajtje personit përgjegjës, përkatësisht personit zyrtar tek poseduesi i informacioneve, i cili do të japë të dhëna në kundërshtim me nenin 6 paragrafi (1) të këtij ligji, e për shkak i është shkaktuar dëm kërkuesit, publikut ose interesit i cili mbrohet me këtë infomracion”.
Neni 29
Neni 41, ndryshohet , si vijon:
“Gjobë në shumë prej 300 deri në 500 euro me kundërvlerë në denarë, do t’i kumtohet për kundërvajtje perosnit përgjegjës tek poseduesi i informacioneve, i cili nuk do të caktojë person zyrtar kompetent për ndërmjetësim gjatë realizimit të të drejtës për qasje të lirë në infomracione me karakter publik, në pajtim me nenin 8 paragrafi (1) dhe (2) të këtij ligji”.
Neni 30
Neni 42, ndryshohet si vijon:
“Gjobë në shumë prej 500 deri në 800 euro me kundërvlerë në denarë, për kundërvajtje do t’i kumtohet personit përgjegjës tek poseduesi i informacionit, i cili nuk do ta mbajë dhe azhurojë evidencën e informacioneve me të cilat ai disponon dhe nuk do t’i publikojë në mënyrë adekuate të kapshme për kërkuesin, në pajtim me nenin 9 të këtij ligji”.
Neni 31
Neni 43, ndryshohet si vijon:
“(1) Gjobë në shumë prej 500 deri në 1 000 euro me kundërvlerë në denarë, për kundërvajtje do t’i kumtohet personit përgjegjës tek poseduesi i informacionit, nëse nuk siguron për kërkuesit hapësira për shikim në informacionet e kërkuara, në pajtim me nenin 11 të këtij ligji.
(2) Gjobë në shumë prej 300 deri në 500 euro me kundërvlerë në denarë, për kundërvajtje do t’i kumtohet personit zyrtar për ndërmjetësim me informacionet tek poseduesi i informacionit, nëse kërkuesve nuk u ofron ndihmë gjatë kërkimit të informacioneve, në pajtim me nenin 11 të këtij ligji.
(3) Gjobë në shumë prej 300 deri në 500 euro me kundërvlerë në denarë, për kundërvajtje do t’i kumtohet personit zyrtar tek poseduesi i informacionit, nëse kërkon arsyetim nga kërkuesi i informacionit në kundërshtim me nenin 16 paragrafi (5) të këtij ligji”.
Neni 32
Neni 45, ndryshohet si vijon:
“Gjobë në shumë prej 500 deri në 800 euro me kundërvlerë në denarë, për kundërvajtje do t’i kumtohet personit përgjegjës tek poseduesi i informacionit, i cili nuk do të përgatisë raport vjetor për zbatimin e këtij ligji dhe të cilin nuk do t’ia parashtrojë Komisionit, në pajtim me nenin 37 të këtij ligji”.
Neni 34
Pas nenit 45, shtohen dy nene të reja 45-a dhe 45-b, si vijojnë:
“Neni 45-a
Gjobë në shumë prej 300 deri në 500 euro me kundërvlerë në denarë, për kundërvajtje do t’i kumtohet personit përgjegjës gjegjësisht personit zyrtar tek poseduesi i informacionit, nëse bën pagesë për qasje në informacionin e kërkuar, në kundërshtim me nenin 10 paragrafi (2) të këtij ligji.
Neni 45-b
(1) Për kundërvajtjet e caktuara me këtë ligj, procedurë për kundërvajtje udhëheq dhe sanksione për kundërvajtje shqipton, gjykata kompetente.
(2) Para parashtrimit të kërkesës për ngritje të procedurës për kundërvajtje në gjykatën kompetente, bëhet barazimi në pajtim me Ligjin për kundërvajtje”.
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 35
Kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Komisionit, të emëruar në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 13/2006 dhe 86/2008).
Neni 37
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën zyrtare të RM-së”, ndërsa do të fillojë të zbatohet nga 1 qershori 2010.
|